Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodríguez, i kanë dhënë fund beqarisë duke u martuar në fshehtësi të plotë.
Lajmi i bujshëm është bërë i ditur nga vetë çifti përmes një postimi të përbashkët në rrjetin social Instagram. Në foton e publikuar shihen duart e të dyve me unazat e florinjta të martesës në gisht, shoqëruar vetëm me diçiturën e shkurtër: “C❤️G”.
Postimi u përhap me shpejtësi rrufe në rrjet, duke arritur me miliona pëlqime brenda vetëm pak minutave.
Më parë gjatë fundjavës pritej që ylli 41-vjeçar dhe modelja 32-vjeçare të zhvillonin një ceremoni madhështore në ishullin e lindjes së futbollistit, në Madeira. Mirëpo, dasma e madhe publike që të gjithë po prisnin nuk u realizua në mënyrë demonstrative, duke konfirmuar se çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë ngjarje sa më private dhe larg vëmendjes mediatike.
Njoftimi i të martës erdhi krejt papritur për miliona ndjekës, ndërsa sekcioni i komenteve u vërshua menjëherë nga urimet e tifozëve nga e gjithë bota. "Ju duam shumë", "Kush po pret qepë që po më meken sytë me lot?" apo "Ju uroj një jetë të lumtur së bashku" ishin vetëm disa nga mijëra komentet e entuziasmuara në postimin e tyre.

