Lajme Zone
"Copyright" pretekst për censurë/ Eksperti i IT: Mbyllja e llogarive, sulm i koordinuar
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

"Copyright" pretekst për censurë/ Eksperti i IT: Mbyllja e llogarive, sulm i koordinuar

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxha, ka folur për mbylljen e ...

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxha, ka folur për mbylljen e 200 llogarive që akuzojnë kryeministrin Edi Rama për censurë.

Sipas ekspertit, pas tij ka kompani që menaxhojnë dhe merren me “copyright”-in. Eksperti është shprehur se si pretekst për mbylljen e llogarive është përdorur e drejta e autorit.

Ndër të tjera e quan një sulm të koordinuar. “Mund të ndodhë se janë mbrapa kompanitë që merren me 'copyright claimer'.

Ka kompani nga pas që menxhojnë të drejtat e tyre të autorit dhe ata kanë të drejtë të bëjnë goditje të secilës llogari që duan dhe ta bllokojnë. Preteksti për mbylljen e tyre ka qenë e drejta e autorit.

Kur një kompani e madhe që menaxhon të drejtat e autorit thotë që i janë shkelur të drejtat, META e mbyll llogarinë, por ka mundësi të apelohet.

Kompania që ka bërë goditjen e këtyre videove ka qenë aq e zonja sa ka pasur impaktin e madh në Meta, të gjithë personat kanë apeluar dhe Meta ka pranuar gabimin dhe llogaritë janë rikthyer.

E njëjta gjë siç ndodhi me 'review'-t në Google, në qoftë se e mbani mend, që të gjithë bënin ato 'review'-t dhe Google e kuptoi që ishte një sulm i koordinuar dhe i hoqën 'review'-t. Të mos harrojmë që 'review'-t janë hequr.

Është një skemë, por duke qenë se ishte shumë e koordinuar unë e shoh se një arsye për të bllokuar kaq llogari në masë është marrë e drejta e autorit.

Çdo person që i është bllokuar llogaria bën një apelim dhe brenda 180 ditëve merr një përgjige nga një human në Meta”, tha eksperti Kallanxha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.