HAJVALI, Prishtinë - Vllaznia e Shkodrës është eliminuar që në turin e parë kualifikues të Conference League. Ekipi i drejtuar nga Edi Martini u mposht 5-0 nga Malisheva e Kosovës këtë të mërkurë në ndeshjen e kthimit të kompeticionit evropian. Sfida e një jave më parë në 'Loro Boriçi' ishte mbyllur me fitoren 2-1 të Vllaznisë, por sot shkodranët kanë qenë hija e vetvetes. Me rezultatin e përgjithshëm 6-2 Malisheva kualifikohet në turin e dytë për herë të parë në histori dhe gjen përballë Hibernian, ndërsa futbolli shqiptar vijon të mbetet në vendnumëro. NDESHJA - Vendasit e Malishevës dominuan sfidën dhe shënuan dy gola në pjesën e parë me autor Kreshnik Ukën dhe Xhemal Ibishin. Shqiptarët e Kosovës vijuan të krijonin raste edhe në fraksionin e dytë duke shënuar sërish me Ukën, teksa te goli dolën edhe Arlind Veliu dhe Krenar Dulaj (i sapofutur në fushë). LEXO EDHE:Fjalë të mira për Shqipërinë! Drejtori i Përgjithshëm i KE për Zgjerimin: Zbatim deri në 80% të Planit të Rritjes! Kosova drejt stabilitetit institucional, presim më shumë Malisheva disa javë më parë uli në stol Thomas Brdaric, ish-trajnerin e Vllaznisë që sot eliminoi skuadrën shkodrane. Malisheva i shkakton Vllaznisë një ndër disfatat më të rënda në garat evropiane. Skuadra nga elita e futbollit të Kosovës bëhet skuadra e tretë pas Rapid Vienës dhe Napolit që mund skuadrën shkodrane me shifrat 5-0. 2008 - Napoli 5:0 Vllaznia 2009 - Rapid Viena 5:0 Vllaznia 2026 - FC Malisheva 5:0 Vllaznia Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:55 Eliminoi ish-ekipin e tij, Brdaric pas fitores 5-0 kundër Vllaznisë: Këtë raund e kemi kaluar me shumë punë Malisheva fitoi sot 5-0 kundër Vllaznisë duke u kualifikuar për në turin e dytë të Conference League. Pas ndeshjes foli trajneri i ekipit shqiptar nga Kosova, Thomas Brdaric. Ish trajneri i Vllaznisë eliminoi ish ekipin e tij, ndërsa tregoi se suksesi i Malishevës erdhi pas shumë pune."Ne kemi punuar shumë që të kalonim këtë raund. E dinim përpara që do ishte shumë e vështirë të luanim kundër Vllaznisë. Jam shumë krenar për djemtë e mi dhe sa sakrificë bëmë. Performancë në maksimum, ishte 100%. Nuk mund të them asgjë tjetër.Jam shumë falenderues për djemtë e mi. Fillimisht do festojmë sot që kaluam raundin. Nga nesër do mendoj për Hibernian. Çfarë presidenti, njerëzit dhe anëtarët ndërtuan në 10 vitet e fundit një klub të mrekullueshëm.Kur më kërkuan që të vi këtu, 'u ndeza' direkt. Të zhvilloj këtë skuadër në një nivel tjetër, e vlerësoj që m’u krijua mundësia. Si një trajner jam falenderues që drejtoj këtë skuadër të mrekullueshme”, u shpreh Thomas Brdaric për 'RTK'. S.Dh/Shqiptarja.com Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: edi martini thomas brdaric Vllaznia malisheva conference league kosove prishtine Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.4% Të gabuar 86.2% Nuk e di 3.4% Vota total: 3295 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

