ELBASAN - Dinamo është gati për sfidën vendimtare ndaj Aluminij, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues të Conference League. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë në Slloveni, trajneri Ilir Daja është shprehur optimist se skuadra e tij do të sigurojë sot kualifikimin në stadiumin e Elbasanit. Tekniku i 'Bluve' vlerësoi rezultatin e ndeshjes së parë si pozitiv, por theksoi se gjithçka mbetet e hapur dhe se përballja do të kërkojë përqëndrim maksimal. LEXO edhe...Arbitrat shqiptarë marrin besimin e UEFA-s, do të gjykojnë në Conference League "Sigurisht që barazimi në ndeshjen e parë është pozitiv, por mendoj se sfida mbetet e hapur edhe për 90 minutat e kthimit këtu në Elbasan", tha fillimisht trajneri. Daja theksoi se Dinamo do të përfitojë nga fakti që luan në një stadium të njohur, ndërsa pranoi se Elbasani i ka sjellë gjithmonë fat në karrierën e tij si trajner. "Avantazhi i vetëm është se luajmë në një ambient që e njohim mjaft mirë. Personalisht kam edhe pjesën e fatit dhe të fitoreve që nga koha kur kam qenë trajner i Elbasanit", tregoi ai. Trajneri u shpreh se objektivi është ta mbyllin çështjen e kualifikimit brenda kohës së rregullt, edhe pse skuadra është përgatitur edhe për mundësinë e shtesave. "Ne mendojmë se kualifikimi do të zgjidhet brenda 90 minutave. Duke ditur barazimin e ndeshjes së parë, mund të përgatitemi edhe për shtesat, por besojmë se do ta zgjidhim brenda kohës së rregullt", vijoi trajneri. Në fund, Daja nënvizoi rëndësinë e shmangies së gabimeve individuale, duke kujtuar se goli i pësuar në ndeshjen e parë erdhi pikërisht nga një gabim i skuadrës së tij. "Mendoj se ndeshja do të vendoset nga episodet, ndaj duhet të kemi shumë kujdes dhe të bëjmë sa më pak gabime. Kur ndërton lojën nga prapa ka gjithmonë risk, por duhet të ruajmë ekuilibrin për t'i lënë sa më pak hapësira kundërshtarit", tha mes të tjerash Daja. Sfida në 'Elbasan Arena' do të luhet sot në orën 21:00 dhe Dinamo do të kërkojë kalimin në turin e tretë kualifikues të Conference League, ku nëse kalon më tej rival do të ketë fituesin e çiftit FCSB - Auda (2-3 ndeshja e parë). Humbja për Dinamon do të thoshte eliminim nga Evropa. S.Dh/ReportTv.al aluminij conference league Elbasan ilir daja Dinamo Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.8% Nuk e di 6.5% Vota total: 9156 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

