Lajme Zone
Conference League/ Egnatia sfidon danezët në transfertë
SportCNA

Conference League/ Egnatia sfidon danezët në transfertë

Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Z...

Egnatia vijon aventurën në fazën e ligës të Conference League. Këtë të enjte, më 22 tetor, kampionët e Shqipërisë do të luajnë ndeshjen e dytë në këtë kompeticion, ku do të përballen me skuadrën daneze të Aarhus.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Randers Stadion”, duke nisur nga ora 21:00, me skuadrën rrogozhinase që do të synojë një rezultat pozitiv në këtë transfertë europiane.

Egnatia e nisi rrugëtimin në fazën e ligës me një barazim 1-1 ndaj Midtjylland në stadiumin “Air Albania”, ku golin për skuadrën shqiptare e shënoi Ildi Gruda.

Tashmë, rrogozhinasit do të kërkojnë të vijojnë me paraqitje pozitive në arenën europiane, në një tjetër sfidë të rëndësishme për klubin dhe futbollin shqiptar. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.