Lajme Zone
Conference League/ Egnatia mëson rivalët në fazën e ligës, 'peshkon' Bragën! Të gjitha përballjet e 36 skuadrave (FOTO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Conference League/ Egnatia mëson rivalët në fazën e ligës, 'peshkon' Bragën! Të gjitha përballjet e 36 skuadrave (FOTO)

Në fazën e ligës Egnatia do të përballet kundër Midtjylland, Bragës, Lincoln Red Imps, Universitatea Craiovas, Kauno Zalgiris dhe Aarhus.

MONACO - Këtë të premte me fillim nga ora 13:40 në Monaco u mbajt shorti i fazës së ligës për sezonin e ri 2026-27 të Conference League. Për herë të parë në këtë turne marrin pjesë edhe kampionët e Shqipërisë, Egnatia. Klubi nga Rrogozhina ka mësuar gjashtë rivalët. Në shtëpi Egnatia do të luajë kundër danezëve të Midtjylland, ekipit nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps dhe lituanezëve të Kauno Zalgiris. Në udhëtim Egnatia do të përballet me portugezët e Bragës, rumunët e Universitatea Craiova dhe danezët e Aarhus. Për të tretin vit radhazi, Conference League do të garojë në fazën e ligës me formatin e ri, 36 skuadra dhe një renditje e përgjithshme. Secili nga 36 ekipet do të luajë 6 ndeshje kundër rivalëve të ndryshëm, 3 në shtëpi dhe 3 jashtë fushe. Ekipet nga i njëjti vend nuk mund të përballen drejtpërdrejt me njëra-tjetrën në këtë fazë dhe çdo klub mund të përballet me një maksimum prej dy kundërshtarësh nga e njëjta shoqatë kombëtare. LEXO EDHE:Europa League/ Hidhet shorti për fazën e ligës, Juventusi dhe Milani mësojnë rivalët! Përballjet për 36 skuadrat pjesëmarrëse Tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në 1/8-at, ndërsa ekipet nga vendi i 9 deri në të 24-tin do të luajnë në play-off për një vend në fazën me eliminim direkt. Skuadrat nga vendi i 25-të e deri në të 36-in eliminohen nga gara. Faza e ligës së Conference League do të fillojë më 15 tetor 2026, ndërsa finalja do të luhet më 2 qershor 2027 në stadiumin e Besiktasit në Stamboll. Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: conference league egnatia uefa Monaco Midtjylland braga lincoln red Universitatea Craiova Kauno Zalgiris Aarhus Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.9% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4438 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?