Lajme Zone
Conference League/ Dinamo shkëlqen ndaj Aluminij dhe siguron kualifikimin në turin e tretë, avancon edhe Shkëndija! Eliminohen Ballkani e Malisheva
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Conference League/ Dinamo shkëlqen ndaj Aluminij dhe siguron kualifikimin në turin e tretë, avancon edhe Shkëndija! Eliminohen Ballkani e Malisheva

Dinamo ka siguruar me meritë kualifikimin në raundin e tretë të Conference League, pasi mposhti bindshëm 3-0 skuadrën sllovene të Aluminij në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të enjten në 'Elbasan Arena'. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, kryeqytetasit dominuan sfidën dhe vulosën kalimin në fazën e radhës, ku do të përballen me letonezët e Auda. Skuadra blu kaloi në avantazh në minutën e 24-t me

Dinamo ka siguruar me meritë kualifikimin në raundin e tretë të Conference League, pasi mposhti bindshëm 3-0 skuadrën sllovene të Aluminij në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të enjten në 'Elbasan Arena'. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, kryeqytetasit dominuan sfidën dhe vulosën kalimin në fazën e radhës, ku do të përballen me letonezët e Auda. Skuadra blu kaloi në avantazh në minutën e 24-t me Lorenco Vilën, i cili finalizoi një aksion të shpejtë pas asistimit të Hekuran Berishës. Pak para pushimit, Klevi Qefalija dyfishoi shifrat me një goditje të fuqishme nga distanca, që u devijua nga një mbrojtës kundërshtar për të përfunduar në rrjetë. LEXO edhe...Dërgoi Dinamon në turin e tretë të Conference League, Ilir Daja: Merita e gjitha e djemve, nuk e njoh rivalin e radhës Në pjesën e dytë, Dinamo vazhdoi të kontrollonte lojën dhe në minutën e 77-të vulosi fitoren me golin e Fabjan Përndrecës, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Aliji. Suksesi 3-0 i siguroi ekipit shqiptar një kualifikim të merituar në turin e tretë të Conference League. Edhe Shkëndija e Tetovës vazhdoi rrugëtimin evropian, duke përmbysur humbjen 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Bravos. Tetovarët fituan 3-1 në sfidën e kthimit në Shkup dhe prenë biletën për në fazën e ardhshme të kompeticionit ku do të përballen me Hibernian. Nuk pati të njëjtin fat Ballkani. Skuadra nga Kosova triumfoi 3-2 ndaj Bohemians në "Fadil Vokrri", duke barazuar rezultatin e përgjithshëm pas humbjes 2-1 në Irlandë, por u eliminua nga pika e bardhë e penalltive. Irlandezët u treguan të pagabueshëm te penalltitë, ndërsa gabimi i vetëm i Bajram Jashanicës rezultoi vendimtar për eliminimin e suharekasve. Rrugëtimi evropian përfi edhe për Malishevën. Skuadra nga Kosova u mposht 4-1 në transfertë nga Hibernian në ndeshjen e kthimit dhe pavarësisht fitores 2-0 në sfidën e parë, nuk arriti të ruante avantazhin, duke u eliminuar nga Conference League. Ora 12:03 Dërgoi Dinamon në turin e tretë të Conference League, Ilir Daja: Merita e gjitha e djemve, nuk e njoh rivalin e radhës Dinamo fitoi të enjten 3-0 kundër Aluminij dhe siguroi biletën për në turin e tretë kualifikues të Conference League. Pas ndeshjes, për mediet foli trajneri i 'Bluve', Ilir Daja. Ai tha se suksesi është meritë e djemve dhe se nuk e njeh në detaje rivalin e radhës, letonezët e Audas.“Ndeshja dhe rivalët? Ishte një ndeshje e vështirë për shkak edhe të barazimit në Slloveni. E dinim që kishim një ekip me disiplinë taktike, që nuk del nga detyrat. Janë ekip që pësojnë pak gola. Kanë edukatë të tillë që nuk ndryshojnë shumë. Mbrojnë mirë dhe kanë kundërsulm që të vë në vështirësi. Dhe ne iu përgjigjëm.Si e përballoi grupi? Duke filluar nga Dita, tek Aliji që ishte me temperaturë, gjithë djemtë e tjerë dhanë maksimumin. E dinim që na priste ndeshje e vështirë. Gjithë merita është e lojtarëve që nuk u dorëzuan. E prisnim startin e vrullshëm të kundërshtarit. E bënë këtë gjë edhe në 10 minutat e fundit të ndeshjes së kaluar. Ishin 5 veta që i bashkoheshin sulmuesit të parë.Duhet të shfrytëzonim më shumë gjysmë hapësirat, ose linjat anësore. Gradualisht filluam të merrnim drejtimin e lojës. Këto ekipe kanë kondicionin fizik si element të mirë. Duhet të humbësh topa për të bërë tranzicione. Ne jemi në fillimet tona, pjesa tjetër ishte e ekuilibruar. Shfrytëzuam rastet që na u krijuan para portës. Është vështirë t’i shënosh këtij ekipi.Dinamo e sezonit të ri? Duke filluar një cikël i ri, kjo ndeshje na ndihmoi shumë. Futemi në ritmin e garës me ndeshjet evropiane që na përgatisin më mirë. Të kemi kontigjent që mund ta përballojë mirë edhe fillimin e kampionatit.Auda, rivali i radhës - Duke nisur nga rezultatet e të dyja ndeshjeve, Auda tregon që është ekip i fortë. Nuk është se e kemi parë ekipin letonez. T’i marrim gjërat një nga një, na pret një ndeshje shumë e afërt, ndeshjen e kemi të martën. Çdo tur është më i vështirë. Duke filluar që nga nesër (sot) do të merremi me analizën dhe përgatitjen e ndeshjes. Nuk kam asnjë lloj informacioni. Në ditët në vijim mund të them se kush është ekipi që do të ndeshemi në turin e tretë.Probleme me vizat? Jemi mësuar, s’po na bëjnë më përshtypje edhe mungesat për shkak të vizave", tha Ilir Daja pas fitores së djeshme në 'Elbasan Arena'. Share S.Dh/ReportTv.al Hibernian Auda ballkani fc Shkëndija e Tetovës malisheva conference league ilir daja aluminij Dinamo Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 61.6% I gabuar 30.9% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1990 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?