LETONI, Riga - Trajneri i Dinamos, Ilir Daja dhe sulmuesi Lorenco Vila dolën në konferencën për shtyp në prag të sfidës së parë ndaj Audas, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Conference League. Takimi do të zhvillohet sot në Riga, me fillim nga ora 18:00. Tekniku i 'Bluve' vlerësoi skuadrën letoneze, por u shpreh i bindur se gara për një vend në fazën 'play-off' do të mbetet e hapur deri javën që vjen në ndeshjen e kthimit në Shqipëri. "Na pret një përballje e vështirë, pasi në këtë fazë të Conference League nuk ka kundërshtarë të lehtë. Edhe ne, edhe Auda vijmë pas kualifikimeve me fitore në turin e dytë. Ata kanë disa vite radhazi që marrin pjesë në kompeticionet evropiane dhe janë në ritëm kampionati, por edhe ne kemi fituar vazhdimësi pas katër ndeshjeve në Evropë”, deklaroi Daja. LEXO EDHE:Franca fitoi Botërorin e shtëpisë në vitin 1998, rrëfimi tronditës i ish-ministres: Pezulluam kontrollet antidoping ndaj ekipit Trajneri i Dinamos bëri të ditur se stafi teknik ka analizuar me kujdes kundërshtarin, sidomos dy përballjet e fituara ndaj Steauas së Bukureshtit, duke vlerësuar cilësitë individuale të lojtarëve të Audës. “Kemi analizuar Audën dhe besoj se kualifikimi do të vendoset pas 180 minutash. Për ne është shumë e rëndësishme të bëjmë një paraqitje pozitive në ndeshjen e parë dhe ta lëmë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Shqipëri”, theksoi ai. Daja shtoi se eksperienca e fituar nga Dinamo në edicionet e fundit evropiane, si dhe grupi i plotësuar, i japin skuadrës besim për të synuar një tjetër kualifikim. “Vitin e kaluar arritëm deri në fazën ‘play-off' dhe synimi ynë është të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Këto ndeshje janë të rëndësishme jo vetëm për klubin, por edhe për lojtarët e rinj, të cilët kanë mundësinë të promovojnë vlerat e tyre në arenën evropiane”, përfi trajneri i Dinamos. Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe sulmuesi Lorenco Vila, i cili u shpreh optimist para sfidës me Audën. “Kam shënuar dy gola në dy raundet e para dhe jam në një moment të mirë. Jam shumë i lumtur për kualifikimet që kemi arritur si skuadër dhe shpresoj që të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Vila. Sulmuesi i Dinamos theksoi se skuadra respekton kundërshtarin, por beson te forcat e saj. “Na pret një ndeshje shumë e vështirë, që kërkon përqendrim maksimal. E vlerësojmë Audën, por kemi besim se mund të arrijmë një rezultat pozitiv. Ekipi është në gjendje shumë të mirë, si nga ana fizike, ashtu edhe psikologjike”, u shpreh Vila. Po sot, por në orën 21:00 në fushë do të zbresë edhe Egnatia. Kampionët e Shqipërisë kanë një detyrë shumë të vështirë në Dublin kundër vendasve të Shamrock Rovers. Kjo do të jetë sfida e parë për turin e tretë kualifikues të Europa League. Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: riga letoni Dinamo conference league Auda ilir daja Lorenco Vila egnatia Shamrock Rovers uefa Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.8% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27% Vota total: 5056 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

