ELBASAN - Dinamo e ka nisur me një rezultat negativ aventurën evropiane, pasi u mposht 0-1 nga FC Astana në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League, zhvilluar këtë të enjte në 'Elbasan Arena'. 'Blutë' e Ilir Dajës zhvilluan një paraqitje të mirë në pjesën e parë, duke e përballuar me sukses presionin e skuadrës kazake dhe duke krijuar disa mundësi të mira për gol. Berisha, Përndreca dhe Malomo patën rastet e tyre, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Edhe Astana u shfaq e rrezikshme në disa momente, por portieri Teqja ishte në lartësinë e duhur, duke shpëtuar Dinamon me disa ndërhyrje të rëndësishme. LEXO EDHE:Conference League/ Vllaznia përmbys 2-1 Malishevën në ndeshjen e parë, Brdaric rikthehet me humbje në Shkodër Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 69-të. Tomasov asistoi për Karimov, i cili nga afër nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës nga Kazakistani. Pas golit, Dinamo u hodh në kërkim të barazimit, me trajnerin Ilir Daja që ndërhyri me zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Megjithatë, përpjekjet e skuadrës kryeqytetase nuk sollën rezultatin e dëshiruar. Në fund, Astana ishte pranë dyfishimit të avantazhit, por Basmanov u ndal nga traversa pas një kundërsulmi të shpejtë. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit një javë më pas, ku Dinamo do të kërkojë përmbysjen e rezultatit 0-1 për të siguruar një biletë drejt turit të dytë kualifikues të Conference League, edhe pse kjo humbje dhe transferta nuk e favorizon. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Ramazan Karimov Elbasan conference league Dinamo ilir daja astana Komento Komente Sondazhi i ditës:
9 Korrik, 15:08
Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 62.3% Jo 32.9% Disi 4.8% Vota total: 2523 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

