Lajme Zone
Conference League/ Dinamo dhe Pafos barazojnë 1-1 në Elbasan, kualifikimi mbetet i hapur! Ilir Daja përplaset me trajnerin rival
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Conference League/ Dinamo dhe Pafos barazojnë 1-1 në Elbasan, kualifikimi mbetet i hapur! Ilir Daja përplaset me trajnerin rival

Dinamo nuk ka mundur të marrë fitoren në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Conference League, teksa ‘Blutë’ barazuan të enjten 1-1 kundër qipriotëve të Pafos në “Elbasan Arena”. Sfida nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që patën momente të mira për të zhbllokuar rezultatin. Rasti më i rëndësishëm i pjesës së parë erdhi në minutën e 37-të, kur Pafos fitoi një penallti, por David Luiz nuk arri

Dinamo nuk ka mundur të marrë fitoren në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Conference League, teksa ‘Blutë’ barazuan të enjten 1-1 kundër qipriotëve të Pafos në “Elbasan Arena”. Sfida nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që patën momente të mira për të zhbllokuar rezultatin. Rasti më i rëndësishëm i pjesës së parë erdhi në minutën e 37-të, kur Pafos fitoi një penallti, por David Luiz nuk arriti ta kthente në gol. LEXO edhe...Qipro/ Erdhi në Elbasan të shihte ndeshjen, babai lë vetëm të bijën 11-vjeçare në shtëpi! E marrin nën kujdes shërbimet sociale Në fundin e pjesës së parë, Dinamo pati një mundësi të artë për të kaluar në avantazh. Hekuran Berisha u gjend në pozicion të favorshëm, por nuk arriti të mposhtte portierin kundërshtar. Pas pushimit, skuadra e Ilir Dajës u shfaq më kërkuese dhe mori kontrollin e lojës. Dominimi i ‘Bluve’ u shpërblye në minutën e 78-të, kur i sapofuturi David Fadairo dërgoi topin në rrjetë dhe ndezi festën në “Elbasan Arena”. Sulmuesi i huazuar nga Partizani i dha avantazhin Dinamos në një moment kur vendasit dukeshin pranë fitores, por festa zgjati vetëm pak minuta. Në minutën e 83-të, Pafos fitoi një tjetër penallti pas ndërhyrjes së Lorenco Vilës. Lele mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke rivendosur baraspeshën në 1-1. Në minutat e mbetura, Dinamo tentoi të rikthente avantazhin, por rezultati nuk ndryshoi. Kështu, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin në fazën e ligës të Conference League. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 27 gusht, në orën 19:00, ku Dinamo do të kërkojë një rezultat pozitiv për të siguruar kalimin në fazën e ligës. Tensioni - Pas golit të barazimit nga Pafos, nuk munguan tensionet mes dy stafeve. Gjithçka nisi pas festimit të golit nga trajneri i Pafos, Ricardo Sa Pinto. Reagimi i tij shkaktoi pakënaqësi në kampin e Dinamos, ndërsa trajneri Ilir Daja i kërkoi teknikut portugez të ruante qetësinë dhe të tregonte respekt. Sa Pinto u ndëshkua me karton të verdhë, teksa vijoi me ofendimet ndaj Ilir Dajës dhe të birit, Glenit, i cili është ndihmëstrajneri i Dinamos. Pas ndërhyrjes së stafeve 'gjakrat' u qetësuan, ndërsa trajneri Ilir Daja tregoi pas ndeshjes se nuk ia dha dorën homologut të skuadrës rivale për shkak të gjesteve që ai bëri gjatë gjithë ndeshjes. Ora 10:51 Bëri xhiron e botës, Adrian Bardhi sqaron qesen e zezë me mijëra euro: Djemtë e Dinamos e meritojnë, pako zgjerohet pas fitoreve Adrian Bardhi për momentin është presidenti më viral në botën e futbollit. Video e tij ku u fut në dhomat e zhveshjes së Dinamos me mijëra euro me qese të zezë dhe i shpërndau për futbollistët pas fitores në Conference League ka 'marrë dhenë' në mbarë botën.Tanimë Bardhi ka sqaruar edhe këtë gjest, duke thënë për Supersport se ai ka bërë vetëm detyrën duke qenë korrekt dhe mbajtur fjalën."Ajo ishte një pako që çunat e merituan. Ishte diçka që e fituan në fushë dhe i takon atyre. Unë nuk bëra asgjë tjetër veçse tregova korrektësinë time, si gjithmonë. Nëse ata fitojnë, kasa zgjerohet, zgjerohet edhe pako, patjetër.Këmisha e njëjtë? Po, jam supersticioz, si profesor Daja, vesh të njëjtën këmishë", tha Adrian Bardhi.Presidenti Bardhi zgjodhi t'u shpërndante futbollistëve paratë 'cash' nga qesja, duke shmangur llogaritë bankare, çka shtoi dyshimet për këto të ardhura.????¡SE VOLVIÓ LOCO! El presidente del Dínamo City de Albania, Ardian Bardhi, entró al vestuario con un bolso lleno de dinero y comenzó a repartirlo entre los futbolistas tras clasificar a los playoffs de la Conference League#ardianbardhi #dinamocity #conferenceleague #futbol pic.twitter.com/4XUF5bRHuM— MARCA México ?? (@MarcaMexico_) August 21, 2026 Share Ora 08:29 VIDEO/ Trajneri portugez i Pafos ofendon Ilir Dajën dhe të birin, përplasja gjatë ndeshjes së Conference League Goli i barazimit të qipriotëve në sfidën mes Dinamos dhe Pafos (1-1) u shoqërua me tension të fortë mes dy pankinave, duke sjellë një debat të ashpër në vijën anësore. Sipas pamjeve, gjithçka nisi pas festimit të golit nga trajneri i Pafos, Ricardo Sa Pinto. Reagimi i tij shkaktoi pakënaqësi në kampin e Dinamos, ndërsa trajneri Ilir Daja i kërkoi teknikut portugez të ruante qetësinë dhe të tregonte respekt.As kartoni i verdhë nuk i mjaftoi Sa Pintos për t'u qetësuar, duke vijuar me ofendime dhe gjeste edhe kundër ndihmëstrajnerit të Dinamos, Glen Daja, i cili është i biri i trajnerit Ilir Daja.Pas ndërhyrjes së stafeve 'gjakrat' u qetësuan, ndërsa trajneri Ilir Daja tregoi pas ndeshjes se nuk ia dha dorën homologut të skuadrës rivale për shkak të gjesteve që ai bëri gjatë gjithë ndeshjes. Share Ora 08:11 Paraqitja dinjitoze kundër Pafos, Ilir Daja tregon përse nuk ia dha dorën trajnerit kundërshtar: Kemi tre mungesa për ndeshjen e kthimit Dinamo barazoi 1-1 kundër Pafos në ndeshjen e parë play-off të Conference League dhe faza e ligës do të kalojë nga Qipro, në ndeshjen e javës që vjen. Pas ndeshjes, për Supersport foli trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja. Ai tha se Vila, Dita dhe Manellari janë mungesa për ekipin e tij në ndeshjen e kthimit. Trajneri tregoi edhe arsyen se përse në fundin e ndeshjes nuk i dha dorën homologut portugez Sa Pinto. 'Sa herë ktheja kokën bënte vetëm gjeste, nuk dua të merrem'."Ekipi duhet të kompletohet, kemi pasur problematikë me disa lojtarë, me gjendjen e viruseve të stinës. 2-3 lojtarë të tjerë i kemi pasur me stërvitje të diferencuar. Pafos është një ekip i ndërtuar me cilësi goxha të mira dhe financa goxha të mira. Lojtarët tanë kanë shpirt sakrifice, në pjesën e dytë kemi qenë superiorë ndaj Pafos.Goli i pësuar? Një moskujdesi në rastin e penalltisë së dytë, që për mua është e lehtë. Nuk dua të merrem, Dita nuk duhej ndëshkuar me të verdhë, kapiteni komunikon me arbitrin, nuk m'u duk e drejtë. Kemi qenë prezent, kemi pasur rastet tona. Jemi të kënaqur. Kur nivelet e vështirësisë janë kaq të mëdha, me një ekip si Pafos, kjo u pa edhe në ndeshjen me Salzburgun. Nuk kemi humbur shpresat, edhe pse në Qipro do të jetë më e vështirë. Mund të gjejmë ndonjë zgjidhje për të bërë maksimumin atje. Shpresoj të bëjmë diçka të bukur, më mirë t’ia lëmë fushës.Ajo që ndryshoi në pjesën e dytë, ishte biseda me lojtarët. E kishim pritur Pafosin në këtë mënyrë, pavarësisht se kishte bërë disa ndryshime në lojtarë, por jo në manovër.Ata bënë 3-4 ndërrime dhe ne i spostuam në kohë. Dihet që ne kemi një 11-she, që një pjesë kanë luajtur bashkë dhe e dinë manovrën, pjesa tjetër ka ardhur këtë verë dhe do kohë të përshtatet.Dita, Vila dhe Manellari mungojnë - Prandaj më erdhi keq për Ditën, nuk mund t'i jepet aq lehtë kartoni kapitenit për komunikim me arbitrin. Dita është lideri i ekipit që mban shirtin dhe është kapiten edhe në fushë. Edhe Vila ka gjendje të mirë në këtë periudhë. Do të përpiqemi të rikuperojmë sa më shumë të jetë e mundur.Raporti me trajnerin rival Sa Pinto - Nuk dua ta komentoj, sa herë që ktheja kokën, e shikoja duke bërë gjeste, nuk kam qejf të merrem. Nuk ia dhashë dorën. Nuk kemi pse të bëjmë gjeste gjatë gjithë kohës.Hekuran Berisha - Nuk kisha pakënaqësi me Berishën, doja vetëm të shkonte te goli. Është djalë i ri, pjesën e finalizimit e ka të mirë, goli do ta çlironte, edhe pse humbi rastet, ka punuar goxha për ekipin. Nëse do të vazhdojë kështu, në një të ardhme jo të largët, do të jetë i gatshëm për të shkuar në kampionat të fortë", tha Daja. Share Xh.K/S.Dh/ReportTv.al Elbasan Pafos ilir daja conference league Dinamo Ricardo Sa Pinto Glen Daja Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5244 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?