Lajme Zone
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ Festa e Koranit në Pogradec, gatime tradicionale e argëtim! ‘Fest folk 2026’, Ansambli Kombëtar udhëton drejt Beratit


Në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, “Taverna e Adriatikut” vazhdon edhe sot dhe nesër, me produkte lokale, artizanat, shije tradicionale dhe muzikë live.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1.“TWINKLE ON TOUR 2026” DHE “MINI ALBANIA”, NESËR NË VLORË LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ ‘Porto Palermo festival - outdoor’, dy net muzikë në Himarë! 'Kujtesa e qytetit', ekspozitë në Pogradec Muzikë, spektakël, lojëra, fabula nga mitologjia shqiptare, të ftuar specialë do të vijnë me energjinë e artistëve të rinj të “Tëinkle Awards 2026”, nesër në orën 20:00 do të vijë në Lungomare në Vlorë. 2. FESTA E KORANIT NË POGRADEC, GATIME TRADICIONALE E ARGËTIM Nesër, më 22 gusht, në Pogradec zhvillohet “Festa e Koranit”, me gatime tradicionale, performanca muzikore dhe një spektakël ujor, që vjen për herë të parë në qytet. 3. “FEST FOLK 2026”, ANSAMBLI KOMBËTAR UDHËTON DREJT BERATIT Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore vijon turin “Fest Folk 2026”. Nesër ai do të ndalet në Berat me një koncert kushtuar traditës dhe folklorit shqiptar. 4. DUOJA E NJOHUR BRITANIKE CAMELPHAT NË RIVIERËN SHQIPTARE Një prej emrave më të njohur të muzikës elektronike. CamelPhat, duoja britanike e DJ-ve dhe producentëve Dave Whelan dhe Mike Di Scala, të nominuar në Grammy me hitin “Cola”, performon për herë të parë në Shqipëri, sonte në mbrëmje, në Dhërmi. 5. SHIJE NGA KOREA DHE KONCERT K-POP TE TEATRI “MIRUSH KABASHI” Teatri i Hapur “Mirush Kabashi”, pranë Liqenit Artificial, mirëpret sonte “Taste of Korea”, me aktivitete kushtuar kulturës koreane dhe një koncert live K-Pop. Programi nis në orën 17:00, ndërsa koncerti në orën 19:00. 6. “FESTIVALI I YJEVE”, KONCERT ME ENEDA TARIFËN NË LIBRAZHD Në Fushë-Studën, Librazhd, zhvillohet sonte “Festivali i Yjeve”, në kuadër të Parkut Kombëtar “Shebenik”. Në skenë do të jetë edhe këngëtarja Eneda Tarifa, në një mbrëmje nën yje dhe mes natyrës. 7. “FESTA E MIQËSISË” TRE NET NË SHESHIN “ÇERÇIZ TOPULLI” Në Gjirokastër, nga 21 deri më 23 gusht, “Festa e Miqësisë” sjell tre net me muzikë live, shoqëri dhe atmosferë festive në Sheshin “Çerçiz Topulli”. 8. “PORTO PALERMO FESTIVAL- OUTDOOR”, DY NET MUZIKË NË HIMARË Në Himarë, sonte dhe nesër, më 21 dhe 22 gusht, vazhdon “Porto Palermo Festival – Outdoor”, me dy net muzikë pranë detit dhe nën qiellin e hapur, pas mbylljes së edicionit të gjashtë të festivalit. 9. FESTIVALI “AH THETH”, MUZIKË DHE RITME ENERGJIKE VERORE Në Theth, nga sonte deri më 23 gusht, zhvillohet festivali “Ah Theth”. 10. “ZAMNA ON THE BEACH”, MUZIKA ELEKTRONIKE NË DRIMADHES Festivali “Zamna on the Beach” sjell sonte dhe nesër, më 21 dhe 22 gusht dy ditë muzikë elektronike në “Moyo Beach” në Drimadhes. 11. “TAVERNA E ADRIATIKUT”, SHIJE LOKALE, MUZIKË E TRADITË Në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, “Taverna e Adriatikut” vazhdon edhe sot dhe nesër, me produkte lokale, artizanat, shije tradicionale dhe muzikë live. 12. FESTA E BABA TOMORRIT/ PESË DITË PELEGRINAZH NË MAL Festa e Baba Tomorrit vijon të mbahet deri në 24 gusht në Malin e Tomorrit. Kjo festë e madhe e pelegrinazhit do të bëjë bashkë mes të tjerash këngëtarë të ndryshëm shqiptarë. Xh.K/E.H/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5244 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?