Dinamo nuk ka mundur të marrë fitoren në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Conference League, teksa ‘Blutë’ barazuan të enjten 1-1 kundër qipriotëve të Pafos në “Elbasan Arena”. Sfida nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që patën momente të mira për të zhbllokuar rezultatin. Rasti më i rëndësishëm i pjesës së parë erdhi në minutën e 37-të, kur Pafos fitoi një penallti, por David Luiz nuk arriti ta kthente në gol. LEXO edhe...VIDEO/ Trajneri portugez i Pafos ofendon Ilir Dajën dhe të birin, përplasja gjatë ndeshjes së Conference League Në fundin e pjesës së parë, Dinamo pati një mundësi të artë për të kaluar në avantazh. Hekuran Berisha u gjend në pozicion të favorshëm, por nuk arriti të mposhtte portierin kundërshtar. Pas pushimit, skuadra e Ilir Dajës u shfaq më kërkuese dhe mori kontrollin e lojës. Dominimi i ‘Bluve’ u shpërblye në minutën e 78-të, kur i sapofuturi David Fadairo dërgoi topin në rrjetë dhe ndezi festën në “Elbasan Arena”. Sulmuesi i huazuar nga Partizani i dha avantazhin Dinamos në një moment kur vendasit dukeshin pranë fitores, por festa zgjati vetëm pak minuta. Në minutën e 83-të, Pafos fitoi një tjetër penallti pas ndërhyrjes së Lorenco Vilës. Lele mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke rivendosur baraspeshën në 1-1. Në minutat e mbetura, Dinamo tentoi të rikthente avantazhin, por rezultati nuk ndryshoi. Kështu, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin në fazën e ligës të Conference League. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 27 gusht, në orën 19:00, ku Dinamo do të kërkojë një rezultat pozitiv për të siguruar kalimin në fazën e ligës. Tensioni - Pas golit të barazimit nga Pafos, nuk munguan tensionet mes dy stafeve. Gjithçka nisi pas festimit të golit nga trajneri i Pafos, Ricardo Sa Pinto. Reagimi i tij shkaktoi pakënaqësi në kampin e Dinamos, ndërsa trajneri Ilir Daja i kërkoi teknikut portugez të ruante qetësinë dhe të tregonte respekt. Sa Pinto u ndëshkua me karton të verdhë, teksa vijoi me ofendimet ndaj Ilir Dajës dhe të birit, Glenit, i cili është ndihmëstrajneri i Dinamos. Pas ndërhyrjes së stafeve 'gjakrat' u qetësuan, ndërsa trajneri Ilir Daja tregoi pas ndeshjes se nuk ia dha dorën homologut të skuadrës rivale për shkak të gjesteve që ai bëri gjatë gjithë ndeshjes. Ora 08:29 VIDEO/ Trajneri portugez i Pafos ofendon Ilir Dajën dhe të birin, përplasja gjatë ndeshjes së Conference League Goli i barazimit të qipriotëve në sfidën mes Dinamos dhe Pafos (1-1) u shoqërua me tension të fortë mes dy pankinave, duke sjellë një debat të ashpër në vijën anësore. Sipas pamjeve, gjithçka nisi pas festimit të golit nga trajneri i Pafos, Ricardo Sa Pinto. Reagimi i tij shkaktoi pakënaqësi në kampin e Dinamos, ndërsa trajneri Ilir Daja i kërkoi teknikut portugez të ruante qetësinë dhe të tregonte respekt.As kartoni i verdhë nuk i mjaftoi Sa Pintos për t'u qetësuar, duke vijuar me ofendime dhe gjeste edhe kundër ndihmëstrajnerit të Dinamos, Glen Daja, i cili është i biri i trajnerit Ilir Daja.Pas ndërhyrjes së stafeve 'gjakrat' u qetësuan, ndërsa trajneri Ilir Daja tregoi pas ndeshjes se nuk ia dha dorën homologut të skuadrës rivale për shkak të gjesteve që ai bëri gjatë gjithë ndeshjes. Share Ora 08:11 Paraqitja dinjitoze kundër Pafos, Ilir Daja tregon përse nuk ia dha dorën trajnerit kundërshtar: Kemi tre mungesa për ndeshjen e kthimit Dinamo barazoi 1-1 kundër Pafos në ndeshjen e parë play-off të Conference League dhe faza e ligës do të kalojë nga Qipro, në ndeshjen e javës që vjen. Pas ndeshjes, për Supersport foli trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja. Ai tha se Vila, Dita dhe Manellari janë mungesa për ekipin e tij në ndeshjen e kthimit. Trajneri tregoi edhe arsyen se përse në fundin e ndeshjes nuk i dha dorën homologut portugez Sa Pinto. 'Sa herë ktheja kokën bënte vetëm gjeste, nuk dua të merrem'."Ekipi duhet të kompletohet, kemi pasur problematikë me disa lojtarë, me gjendjen e viruseve të stinës. 2-3 lojtarë të tjerë i kemi pasur me stërvitje të diferencuar. Pafos është një ekip i ndërtuar me cilësi goxha të mira dhe financa goxha të mira. Lojtarët tanë kanë shpirt sakrifice, në pjesën e dytë kemi qenë superiorë ndaj Pafos.Goli i pësuar? Një moskujdesi në rastin e penalltisë së dytë, që për mua është e lehtë. Nuk dua të merrem, Dita nuk duhej ndëshkuar me të verdhë, kapiteni komunikon me arbitrin, nuk m'u duk e drejtë. Kemi qenë prezent, kemi pasur rastet tona. Jemi të kënaqur. Kur nivelet e vështirësisë janë kaq të mëdha, me një ekip si Pafos, kjo u pa edhe në ndeshjen me Salzburgun. Nuk kemi humbur shpresat, edhe pse në Qipro do të jetë më e vështirë. Mund të gjejmë ndonjë zgjidhje për të bërë maksimumin atje. Shpresoj të bëjmë diçka të bukur, më mirë t’ia lëmë fushës.Ajo që ndryshoi në pjesën e dytë, ishte biseda me lojtarët. E kishim pritur Pafosin në këtë mënyrë, pavarësisht se kishte bërë disa ndryshime në lojtarë, por jo në manovër.Ata bënë 3-4 ndërrime dhe ne i spostuam në kohë. Dihet që ne kemi një 11-she, që një pjesë kanë luajtur bashkë dhe e dinë manovrën, pjesa tjetër ka ardhur këtë verë dhe do kohë të përshtatet.Dita, Vila dhe Manellari mungojnë - Prandaj më erdhi keq për Ditën, nuk mund t'i jepet aq lehtë kartoni kapitenit për komunikim me arbitrin. Dita është lideri i ekipit që mban shirtin dhe është kapiten edhe në fushë. Edhe Vila ka gjendje të mirë në këtë periudhë. Do të përpiqemi të rikuperojmë sa më shumë të jetë e mundur.Raporti me trajnerin rival Sa Pinto - Nuk dua ta komentoj, sa herë që ktheja kokën, e shikoja duke bërë gjeste, nuk kam qejf të merrem. Nuk ia dhashë dorën. Nuk kemi pse të bëjmë gjeste gjatë gjithë kohës.Hekuran Berisha - Nuk kisha pakënaqësi me Berishën, doja vetëm të shkonte te goli. Është djalë i ri, pjesën e finalizimit e ka të mirë, goli do ta çlironte, edhe pse humbi rastet, ka punuar goxha për ekipin. Nëse do të vazhdojë kështu, në një të ardhme jo të largët, do të jetë i gatshëm për të shkuar në kampionat të fortë", tha Daja. Share Xh.K/S.Dh/ReportTv.al Glen Daja Ricardo Sa Pinto Dinamo conference league ilir daja Pafos Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.7% Social media 15.9% Vota total: 5165 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

