Lajme Zone
Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë

Çmimi Nobel i vitit 2026 në fiziologji ose mjekësi u është dhënë tre shkencëtarëve - Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel - për punën e tyre në zhvillimin e një teknike për të kuptuar më mirë se si funksion truri.

Suedi - Psikiatri dhe neurologu amerikan Karl Deisseroth 54 vjeç dhe kolegët e tij gjermanë Peter Hegemann, 71 vjeç dhe Georg Nagel 73 vjeç janë vlerësuar me Çmimin Nobel të këtij viti në Fiziologji ose Mjekësi për punën e tyre në fushën e optogjenetikës. Hulumtimi i tyre i ka ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si funksionon truri i njeriut. Komiteti Nobel i vlerësoi tre shkencëtarët për “zbulimet që çuan në optogjenetikë”, një metodë që mundëson aktivizimin ose çaktivizimin e aktivitetit të qelizave nervore individuale në trurin e një njeriu. “Kjo metodë tani po përdoret në laboratorë anembanë botës për të zbuluar misteret e trurit”, shkroi komiteti në platformën sociale X. LEXO EDHE:Trump drejtuar kryeministrit norvegjez: Vendi juaj s’ma dha çmimin Nobel, tani nuk ndihem më i detyruar të mendoj për paqen Çmimi këtë vit është 12 milionë korona suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë. lajm ne perditesim... Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Georg Nagel Peter Hegemann Karl Deisseroth cmimi nobel Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71% Jo 21.7% Nuk e di 7.4% Vota total: 1935 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?