Me 30% është rritur çmimi i naftës brenda më pak se tre muaj. Nga 176 lekë që kushtonte një litër naftë më 19 qershor kur qeveria vendosi të ndërpresë funksionimin e Bordit të Transparencës, sot në pikat e pakicës po shitet me 229 lekë litri. Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, e cila po u kushton xhepit të qytetarëve 219 lekë për litër nga 166 lekë që ishte në qershor. Pra është rritur me rreth 32% gjatë kësaj periudhe kohore. Ky shtrenjtim ka ardhur për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, që ka goditur rrugët kryesore të transportit, duke sjellë rënie të fortë të anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit. LEXO EDHE:Nafta po shitet me 229 lekë litri, Braçe: Edhe Kosova furnizohet nga të njëjtët shitës që na shesin edhe ne, por nuk e ka rritur çmimin (VIDEO) Këto janë çmimet më të larta me të cilat po përballen qytetarët, në kushtet kur në fuqi nuk ka asnjë masë për t’i mbrojtur nga një shtrenjtim i mëtejshëm. Vendi shpërndahu Bordin e Transparencës më 19 qershor, pas 37 vendimeve që mori që kur u ngrit të mars, menjëherë pasi në vend nisën të rriteshin çmimet prej luftës. Po kështu janë shfuqizuar edhe masat e përkohshme për uljen e akcizës dhe të TVSH-së. Pak ditë më parë ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se Bordi është vetëm për ndërhyrje afatshkurtra në treg. Ndërkohë të dhënat e INSTAT tregojnë se në gusht çmimet e transportet janë rritur me 12%, shifra më e lartë e regjistruar që nga koha e luftës në Ukrainë. Aktualisht nafta bruto po kushton mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa në momente të caktuara ka arritur deri në 109 dollarë. Ndonëse çmimet janë rritur, konsumi i karburantit arriti rekord në gusht me 80 mijë tonë të importuara në një muaj, i ndikuar edhe prej sezonit turistik. Ndërsa si periudhë 8-mujore të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se janë importuar 488 mijë tonë karburant. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: rritja e cmimit të naftës nafte Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.4% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 5.9% Vota total: 7144 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
