Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Çmimi i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës (VIDEO)


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ka njoftuar vendimin për rikthimin e Bordit të Transparencës. Lajmin e bëri të ditur sot pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ka njoftuar vendimin për rikthimin e Bordit të Transparencës. Lajmin e bëri të ditur sot pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Ibrahimaj tha se nga vlerësimi i situatës në treg, u pa e nevojshme rikthimi i Bordit me qëllim fuqizimin dhe njëherë të uljes mekanike me 20% të taksës së akcizës sapo çmimi kalon vlerën 220 lekë. “Qëndrimi deri pak më parë ishim të pavendosur për ngritjen e tij, por duke qenë se çmimi prej dy javësh qëndron në nivelin 222 lekë për litër. Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht, ku sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm, por reduktimin e akcizës me qëllim që çmimi të reduktohet, mekanizmi i vetëm me të cilin ne mund të aktivizonim këtë mekanizëm, ishte ringritja e bordit të Transparencës. Afati është deri në përfundimin e vlerësimit tonë mbi nevojën për të pasur bordin”, tha Ibrahimaj. LEXO EDHE:Bonusi mujor për pensionistët dyfishohet nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Objektivi ynë pension minimal 40 mijë lekë deri në 2030 (VIDEO) Bordi i Transparencës u ngrit më 19 mars të këtij viti, pas shpërthimit të konfliktit SHBA-Iran që prekur drejtpërdrejt çmimet e hidrokarbureve në nivel global. Bordi qëndroi në fuqi për 3 muaj ndërsa vendimin e parë e dha më 26 mars për uljen e çmimit të naftës në 203 lekë për litër. Por për shkak të çmimeve që vetëm rriteshin më 3 prill qeveria ndërhyri duke ulur me 20% akcizën kur çmimi i naftës kalonte mbi 220 lekë për litër dhe kur benzina ishte mbi 200 lekë për litër. Me reduktimin e akcizës ulej automatikisht edhe TVSH-ja duke qenë se është taksa fre që aplikohet mbi çmimin e produktit. Me shfuqizimin e Bordit të Transparencës, u shfuqizua dhe ulja e akcizës ndërsa prej 2 javësh tashmë, çmimi në tregun me pakicë e ka kaluar vlerën 220 lekë. Lajmi në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: Delina Ibrahimaj bordi i transparences Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Shtator, 12:58

Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 32% Të gabuar 61.8% Nuk e di 6.2% Vota total: 2226 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?