Ka hyrë sot në fuqi vendimi për rikthimin e Bordit të Transparecës, tre muaj pasi u shpërnda. Rikthimi i Bordit të Transparecës vjen kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër dhe benzina 219 lekë. Bordi i Transparencës ka për detyrë për të caktuar çmimet tavan të karburantit në vend, duke mos lejuar kompanitë e furnizimit me karburant që të abuzojnë me çmimet. LEXO EDHE:VKM/ Mario Keputa emërohet zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, si dhe subjektet e licencuara për veprimtari me shumicë dhe pakicë në tregun e hidrokarbureve. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha dje se paralelisht, do të ulet me 20% edhe akciza për karburantin sa herë që çmimi i naftës me pakicë do të kalojë 220 lekë për litër, dhe i benzinës mbi 200 lekë. “Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht, ku sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm, për reduktimin e akcizës me qëllim që çmimi të reduktohet, mekanizmi i vetëm me të cilin ne mund të aktivizonim këtë mekanizëm, ishte ringritja e bordit të Transparencës”, tha Ibrahimaj. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: bordi i transparences ministria e ekonomise çmimi i naftes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 2206 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
