Lajme Zone
Çmimet e banesave dhe kreditë, rrezikohet stabiliteti financiar
EkonomiJOQ Albania

Çmimet e banesave dhe kreditë, rrezikohet stabiliteti financiar

Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe zgjerimi i kreditimit në Shqipëri kanë ngritur shqetësime për stabilitetin financiar. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s paralajmëron se një korrigjim i fortë i çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme mund të ndikojë negativisht në sektorin bankar, duke ulur vlerën e kolateralit dhe duke rritur rreziqet për kreditë.

Ekspozimi i bankave ndaj tregut të pasurive të paluajtshme është rritur ndjeshëm, ndërsa kreditë për blerjen e banesave dhe financimi i bizneseve në këtë sektor përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të portofolit bankar. Një rënie e ndjeshme e çmimeve mund të sjellë pasoja për huamarrësit dhe institucionet financiare, veçanërisht në rast të përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur Moody’s ka përmirësuar perspektivën e Shqipërisë nga “e qëndrueshme” në “pozitive”, duke ruajtur vlerësimin sovran “Ba3”. Megjithatë, agjencia nënvizon se dobësitë në sektorin financiar, një ngadalësim ekonomik apo përkeqësimi i treguesve fiskalë mund të përbëjnë rreziqe për ekonominë dhe vlerësimin e ardhshëm të vendit.