Lajme Zone
KulturëABC News Albania

Çmim ndërkombëtar gazetarit Artur Nura/ Nderohet në Itali për kontributin në forcimin e lidhjeve dypalëshe

Gazetari shqiptar Artur Nura është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës “Città del Galateo, Antonio De Ferrariis”, gjatë ceremonisë së edicionit të 13-të, të zhvilluar në Romë, në ambientet e Palazzo della Minerva, pranë Senatit të Republikës Italiane.

Ceremonia u mbajt më 8 tetor dhe mblodhi përfaqësues të gazetarisë, letërsisë, artit, shkencës dhe kulturës. Aktiviteti organizohet nga shoqata kulturore ndërkombëtare VerbumlandiArt APS dhe synon të vlerësojë kontributet në fushën e kulturës, dijes dhe angazhimit qytetar.

Vlerësimi për Artur Nurën lidhet me veprimtarinë e tij gazetareske dhe trajtimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai ka bashkëpunuar me media shqiptare dhe italiane, përfshirë Radio Radicale. Nura është gjithashtu drejtues i programit televiziv “Të Gjitha Rrugët Çojnë në Romë”, në ABC News Albania, ku trajtohen tema historike, kulturore dhe shoqërore që lidhin dy vendet.

Çmimi mban emrin e humanistit italian Antonio De Ferrariis, i njohur si Il Galateo, dhe synon të promovojë dialogun kulturor dhe bashkëpunimin mes popujve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Artur Nura