Më 19 korrik do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës 2026, ndeshja që do të shpallë kampionen e re të botës dhe skuadrën që do të mbajë kurorën e futbollit botëror për katër vitet e ardhshme. Gjithçka është gati në 'MetLife Stadium' në New Jersey për spektaklin e të dielës, por vëmendjen nuk po e tërheq vetëm futbolli. Çmimet e biletave kanë arritur nivele rekord, duke shkaktuar polemika të mëdha. LEXO edhe...Botërori 2026/ Tuchel lë në stol Sakanë, Scaloni hedh në fushë Simeonen! Titullarët e Angli - Argjentinë Sipas raportimeve nga mediet ndërkombëtare, në tregun e rishitjes disa bileta kanë kaluar vlerën e 32 mijë dollarëve, ndërsa ofertat më ekstreme kanë shkuar deri në 2 milionë dollarë, një shifër që tregon 'ethet' për të qenë i pranishëm në finalen e Botërorit. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka komentuar situatën me ironi, duke u përgjigjur kritikave se tifozët që do të paguajnë këto shuma të larta do të kenë të përfshirë edhe një hot dog dhe një pije. Ndërkohë, analiza e platformës 'SeatPick' tregon se aktualisht bileta më e lirë për finalen kushton rreth 4.451 euro, ndërsa vendet më luksoze arrijnë në afro 190 mijë euro, duke e bërë finalen e Botërorit 2026 një nga ngjarjet sportive më të shtrenjta për t'u ndjekur nga afër. S.Dh/ReportTv.al Gianni Infantino SHBA Spanja Boterori 2026 FIFA Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.4% Të gabuar 86% Nuk e di 3.5% Vota total: 2825 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
