Lajme Zone
“Civil”/ Vajza demaskon Luizin mes “2500 euroshave”
EkonomiJOQ Albania

“Civil”/ Vajza demaskon Luizin mes “2500 euroshave”

Protesta studentore e këtyre ditëve nxorri në pah një prani të madhe civilësh në mesin e shoqërisë që duke u infiltruar si studentë apo edhe të rinj përfitojnë informacione prej tyre dhe i përdorin më pas për qëllimet e Policisë.

Një prej këtyre civilëve që shpesh merr pjesë nëpër protesta është Luiz Sheta, një ish-student problematik që tani është bërë palë me policët.

Ditën e djeshme një vajzë ka kapur mat Luizin duke e nxjerrë zbuluar si një 2500 eurosh pa uniformë.

Vajza konfrontohet me Luizin teksa ai qëndron krah disa efektivëve të Policisë dhe Shqiponjave duke siguruar mbrojtjen e Tyre.

Ajo i përplas në fytyrë Luizit skemën e dështuar të aktrimit ku ai u rrëzua e “humbi ndjenjat” gjatë protestës dhe kolegët i erdhën në ndihmë duke i bërë frymëmarrje gojë më gojë. Gjatë këtij inskenimi, Sheta punonjës i infiltruar i Komisariatit nr. 1 është kapur nga punonjësit e FNSH-së dhe si për çudi, e ndryshe nga studentët e tjerë, është lënë sërish i lirë pasi ka deklaruar së jeton ne Qytet Studenti.