Lajme Zone
Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, fuoristrada përfundon në kanal, 2 të plagosur
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, fuoristrada përfundon në kanal, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Fier–Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku një automjet fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal rreth pesë metra poshtë urës.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti është përplasur fillimisht me barrierat metalike anësore, të cilat i ka kapërcyer, përpara se të binte në kanal. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy bashkëshortët që udhëtonin në makinë.

Për nxjerrjen e tyre nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, e cila u ka dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Më pas, të dy janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga të dhënat paraprake të Policisë Rrugore, dyshohet se shpejtësia e lartë, e kombinuar me lagështinë në rrugë si pasojë e reshjeve intensive të shiut, mund të ketë bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e automjetit dhe të mos arrijë të marrë kthesën në rrethrrotullim.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e sakta që çuan në daljen e automjetit nga rruga.