Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka vlerësuar qëndrimin e Thaçit dhe të tjerëve gjatë paraqitjes së tyre, duke i cilësuar si “të pathyeshëm”, “të fortë” dhe “të guximshëm”. “Hashim Thaçi, me buzëqeshje dhe me një ‘OK’, iu përgjigj dënimit drakonik”, ka shkruar Çitaku.Ajo ka kundërshtuar gjithashtu cilësimin e UÇK-së si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke deklaruar se, sipas saj, UÇK-ja ishte “ndërmarrje e përbashkët çlirimtare”.“Ata e kanë kryer të tyren. Tash është radha jonë”, ka shkruar Çitaku, duke e mbyllur reagimin me thirrjen: “S’ka dorëzim. Rezistencë. Deri në fund. Deri në liri.” /Telegrafi/

