Lajme Zone
ÇIM PEKA LIVE/ Kush e tradhtoi UÇK-në?
EkonomiSyri

ÇIM PEKA LIVE/ Kush e tradhtoi UÇK-në?

Nga Camilla Foster, dpa

Nga Camilla Foster, dpa Kur bëhet fjalë për mjete si ChatGPT, Claude dhe Gemini dhe ndikimin e tyre në mirëqenien tonë, këto janë disa shenja paralajmëruese që çdo përdorues mund t’i vërejë.Lexo edhe:Menopauza e ndryshon trurin e gruas ndryshe nga puberteti ose shtatzënia Rritja e shpejtë e inteligjencës artificiale (AI) po automatizon gjithnjë e më shumë aspekte të jetës sonë të përditshme, nga hartimi i përgjigjeve deri te gjenerimi i ideve për receta. Megjithatë, ndërsa teknologjia vazhdon të zhvillohet me një shpejtësi të paprecedentë, po shfaqen shqetësime lidhur me ndikimin e mundshëm që kjo mund të ketë në të ardhmen tonë dhe në mirëqenien tonë të përgjithshme. Krahas përfitimeve që ofrojnë modelet e mëdha gjuhësore, si ChatGPT, Claude dhe Gemini, po shtohen shqetësimet lidhur me faktin se sa varësuese mund të bëhen këto mjete dhe me pasojat e mundshme psikologjike. Ne folëm me Dr. David McLaughlan, një psikiatër konsulent që mbështet pacientët në Priory Hospital Roehampton në Mbretërinë e Bashkuar, i cili theksoi katër shenja kryesore që mund të tregojnë se AI ka filluar të ndikojë në shëndetin tuaj mendor dhe ndau gjithashtu këshilla se kur mund të jetë koha për të kërkuar mbështetje profesionale. 1. Humbja e kontrollit “Një veçori kryesore e të gjitha varësive është humbja e kontrollit”, thotë McLaughlan. “Për shembull, njerëzit që kanë humbur kontrollin ndaj alkoolit mund të kenë ndërmend të pinë vetëm një gotë verë ose një pintë birrë, por më pas mund të përfjnë duke pirë derisa të mbyllet lokali." “Ky element i humbjes së kontrollit është i pranishëm edhe në varësinë dixhitale ose në varësinë ndaj AI-së, pasi dikush do të kalojë më shumë kohë në këto platforma nga sa kishte planifikuar fillimisht.” 2. Përdorimi i vazhdueshëm i saj për të kërkuar siguri ose për të ‘kërkuar mjerimin’ McLaughlan thotë se ka parë shumë pacientë të bëhen mjaft të varur nga AI-ja për të kërkuar siguri. “Njerëzit me çrregullime ekzistuese të ankthit, veçanërisht ata me çrregullime të ankthit shëndetësor, shpesh i drejtohen Google-it dhe, kohët e fundit, modeleve të mëdha gjuhësore si ChatGPT, Claude dhe Gemini, ose për të marrë siguri, ose për atë që unë e quaj ‘kërkim për mjerimin’ që ndodh kur dikush ka një shqetësim dhe kërkon prova për ta konfirmuar atë shqetësim”, shpjegon psikiatri. “Nëse jeni duke ‘kërkuar mjerimin’, kjo mund t’i përkeqësojë ankthët dhe shqetësimet themelore dhe mund t’ju çojë më tej në atë rrugë pa krye, ose, përkundrazi, mund t’ju japë një siguri të rreme. Ky lehtësim i përkohshëm nga ajo siguri mund t’ju mbajë të bllokuar në atë cikël, ku më pas i riktheheni përsëri duke kërkuar sërish lehtësim dhe nuk mësoni kurrë të qëndroni me këto shqetësime ose ankthë natyrorë dhe t’i toleroni ato.” 3. Tërheqja sociale “Nëse dikush po i përdor modelet e mëdha gjuhësore tepër, mund të përfjë duke u izoluar dhe të kalojë më pak kohë me familjen dhe miqtë”, thotë McLaughlan. “Kjo, nga ana tjetër, do të thotë se zvogëlohet larmia e aktiviteteve në të cilat ai përfshihet, gjë që redukton kontaktin njerëzor dhe mund ta bëjë të ndihet më keq emocionalisht." “Por kjo është gjithashtu një situatë ‘veza apo pula’, sepse kur jeni me humor të ulët dhe në ankth, prireni të dëshironi të kaloni më shumë kohë vetëm dhe të reduktoni angazhimin shoqëror, kështu që kjo mund të bëhet një cikël vicioz.” 4. Përdorimi pavarësisht dijenisë për dëmin “Një tjetër kriter kyç i varësisë është vazhdimi i përdorimit pavarësisht dijenisë për dëmin”, thotë McLaughlan. “Pra, nëse e kuptoni se përdorimi juaj i AI-së po ndikon negativisht në jetën tuaj shoqërore dhe në shëndetin tuaj mendor, por ende nuk mund ta ndaloni përdorimin e saj, atëherë kjo do të ishte një shenjë paralajmëruese e një varësie.” Në ç’pikë duhet dikush të kërkojë këshillë profesionale? “Nëse vini re se përdorimi i këtyre mjeteve po rritet dhe po del jashtë kontrollit, atëherë mund të jetë koha që të kërkoni mbështetje dhe ndihmë nga njerëzit”, rekomandon McLaughlan. “Përveç kësaj, nëse po ju shkakton dëm në çfarëdo mënyre kjo mund të jetë dëm psikologjik, social ose profesional dhe po ju pengon të funksiononi në këto fusha të jetës suaj, kërkoni mbështetje.” Ai shton se është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se për çfarë janë projektuar këto mjete. “Modelet e mëdha gjuhësore, si Claude, ChatGPT dhe Gemini, janë mjaft të përgjithshme, ndaj janë të mira për detyra të përgjithshme, por sapo kaloni në territorin e kërkimit që ato të vendosin diagnoza ose të ofrojnë terapi, kjo është një detyrë mjaft specifike që duhet të jetë e rregulluar”, thotë McLaughlan. “Prandaj, mos e përdorni AI-në për të vendosur vetë diagnoza dhe për të ofruar terapi, sepse nuk është kjo ajo për të cilën janë projektuar këto mjete. Kërkoni gjithmonë mbështetje njerëzore nëse po kërkoni një diagnozë ose nëse po kërkoni trajtim.”/DPA News