Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzues për përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla me mjete si Chat Gpt, Gemini, Full Fact, etj që duhet të mbështesë dhe jo të zëvendësojë aftësitë njerëzore. Në udhëzuesin e publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, mësuesve ju jepet e drejta të hartojnë përmes inteligjencës artificiale materiale për mësimdhënien në klasë si krijimi i ushtrimeve, pyetjeve, provimeve apo edhe për vlerësimin e nxënësve në fusha të ndryshme të të nxënit, duke përfshirë lëndën e gjuhës shqipe dhe gjuhëve të huaja, matematikën deri te artet dhe edukimi fizik. LEXO edhe...Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO) Inteligjenca artificiale mund të përdoret edhe për përkthimin e teksteve apo edhe për të korrigjuar gabimet gjuhësore. Udhëzuesi jep edhe shembuj kërkesash për planifikimin e një ore mësimore, me detaje mbi temën, lëndën dhe klasën. “Në një klasë, nxënësit kanë ritme, stile, interesa dhe nevoja të ndryshme të të nxënit. IA-ja mund të ndihmojë në përgatitjen e detyrave me nivele të ndryshme vështirësie, në thjeshtimin e shpjegimeve, në krijimin e ushtrimeve shtesë për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje, ose në ofrimin e sfidave më të avancuara për nxënësit që ecin më shpejt. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e përfshirjes dhe në krijimin e një mjedisi më mbështetës për të gjithë nxënësit. IA-ja mund të jetë e dobishme edhe për vlerësimin formues dhe dhënien e vlerësimeve. Ajo mund të ndihmojë mësuesin të hartojë kritere vlerësimi, rubrika, pyetje kontrolli, kuize ose komente orientuese për përmirësimin e punës së nxënësve. Në këtë mënyrë, mësuesi mund të marrë ide për feedback më të strukturuar dhe më të qartë. Megjithatë, vlerësimi duhet të shqyrtohet gjithmonë nga mësuesi, në mënyrë që të jetë i saktë, i përshtatshëm dhe në përputhje me përparimin real të nxënë”, thuhet në udhëzuesin e publikuar. Udhëzuesi ka si qëllim edhe që nxënësit ta përdorin IA në mënyrë të përgjegjshme për të kërkuar informacion, për të realizuar projekte dhe për të zhvilluar kreativitetin, por sfidë mbetet rreziku i dezinformimit, varësisë digjitale, cenimit të privatësisë dhe përdorimit joetik të përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale. Ndaj orientohen që të kenë në fokus verifikimin e përmbajtjes të gjeneruar me IA, mbrojtjen e të dhënave personale dhe rolin vendimmarrës e ruan mësuesi. “Shmangia e plagjiaturës kërkon që nxënësit të mësojnë të dallojnë ndërmjet ndihmës së pranueshme dhe kopjimit. Përdorimi i IA-së për të kuptuar një koncept, për të marrë sugjerime ose për të përmirësuar një draft mund të jetë i pranueshëm, nëse nxënësi mendon, përpunon dhe krijon vetë. Por kopjimi i drejtpërdrejtë i përgjigjeve të IA-së, cënon integritetin akademik. Për të nxitur përdorimin e ndershëm, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve të shpjegojnë procesin e punës, jo vetëm produktin përfundimtar”, thuhet më tej në dokument. lajm ne perditesim... Kliko këtu për të parë raportin e plotë Xh.K/E.H/ReportTv.al ministria e arsimit chatgpt inteligjenca artificiale Komento Komente Fatjoni: 08/09/2026 09:05 Vazhdo o qeveri idiote. Vazhdo bëj prova me shqiptarët. Ta provojm ne njëher, ska rëndësi rezultati, ta marrin vesh dhe të huajt si doli rezultati me këto kaviet. Përgjigju tefik: 08/09/2026 08:50 Deri Tani shkollat nxjerrin me shumice gjysem kunguj Tani do dalin kunguj 100% Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 14.9% Nuk e di 6.1% Vota total: 1305 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

