NYON - UEFA ka hedhur sot shortin e fazës play-off të Champions League për edicionin 2026-27, duke përcaktuar çiftet që do të luftojnë për 7 biletat e fundit drejt fazës së ligës. Sipas formatit të ri të kompeticionit, 29 skuadra e kanë siguruar tashmë kualifikimin, ndërsa 14 ekipe do të përballen në play-off për të plotësuar numrin e 36 pjesëmarrësve në fazën e ligës. Pesë nga përballjet do të zhvillohen mes skuadrave kampione që kanë kaluar me sukses raundet kualifikuese, ndërsa dy çiftet e tjera do të jenë mes ekipeve që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes përmes renditjes në kampionatet e tyre. LEXO EDHE:Europa League/ Hidhet shorti i fazës 'play-off', Egnatia 'peshkon' norvegjezët e Lillestrom nëse kualifikohen kundër Shamrock Rovers Takimet e para të play-off-it do të luhen më 18 dhe 19 gusht, ndërsa sfidat e kthimit janë programuar për 25 dhe 26 gusht. Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve do të kompletohet edhe lista e skuadrave pjesëmarrëse në fazën e ligës së Champions League për sezonin 2026-27. Verdiktet e shortit: Levski Sofia/Kairat Almaty vs AEK Athinë Celtic vs LASK Linz Dinamo Zagreb/Kauno Zalgiris vs Viking Mjallby/S. Bratislava vs Ararat Armenia/Celje Hapoel Beer Sheva/Crvena Zvezda vs Aarhus/Sabah Fenerbahce/Sturm Graz vs Sparta Praha/Lyon Olympiacos/NEC vs Union SG/Bodo Glimt S.Dh/Shqiptarja.com TAG: nyon champions league uefa Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4075 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
