Disa ngajrje të rënda kriminale ishin rregjistruar në fillim të shtatorit 1998-të. Aleatët që ndanin pushtetin me PS-në akuzonin ministrin e Rendit Perikli Teta se duhej ashpërsi në luftën me krimin. Ky i fundit reagon duke shpërthyer ndaj atyre që e kritikonin. Teta sqaronte se rendi nuk vihet për një muaj e se llogari i jep vetëm Nanos. Titulli kryesor i Gazetës Shqiptare më 8 shtator 1998-të ishte ky: “Teta:S’çaj kokë për PS”.Në botimet politike RD dhe ZP mbizotëronin akuzat e partive ndaj kundërshtarëve.
