Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Çfarë shkruanin gazetat më 4 nëntor 1997/ Shqipëri-Serbi takim pas 50 vitesh,Nano shtrëngon duart me Millosheviç dhe i flet për Kosovën


Në samitin e liderëve të Ballkanit në Kretë të Greqisë mbajtur në fillim të nëntorit 1997-të Fatos Nano takoi kokë më kokë presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç. Një takim që pritej të ndodhte por që u vështirësua rrugës dhe u realizua në momentet e fundit të samitit. Jehona e këtij shtrëngimi duarsh u përhap me shpejtësi pasi Shqipëria dhe Serbia shtrëngonin duart pas gati 50 vitesh. K

Në samitin e liderëve të Ballkanit në Kretë të Greqisë mbajtur në fillim të nëntorit 1997-të Fatos Nano takoi kokë më kokë presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç. Një takim që pritej të ndodhte por që u vështirësua rrugës dhe u realizua në momentet e fundit të samitit. Jehona e këtij shtrëngimi duarsh u përhap me shpejtësi pasi Shqipëria dhe Serbia shtrëngonin duart pas gati 50 vitesh. Kryeministri Nano deklaroi se çështja e Kosovës u shtrua për diskutim ndërsa lideri serb e cilësonte minoritet. Gazeta Koha Jonë që kishte të dërguarin e saj Ben Blushi në Kretë shkruan në faqe të parë në numrin e datës 4 nëntor 1997-të: “ Nano-Sllobo,90 minuta mister duke nënvizuar se akujt mes dy vendeve nuk shkrijnë. Në Gazetën Shqiptare ky takim zë vendin më të rëndësishëm dhe titulli është ky: “ Shqipëri-Serbi shtrëngojnë duart”. Ndërsa gazeta Zëri i Populli duke iu referuar takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit në faqe të parë shkruan : “ Shpëtimi ynë: europianizimi”.