Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Çfarë shkruanin gazetat më 23 nëntor 1995/Ligji i Dosjeve në Kuvend,në sitë për t’u verifikuar të kaluarën nga Presidenti deri tek drejtori


Ligji i Dosjeve apo hapja e dosjeve për të verifikuar të kaluarën e politikanëve e zyrtarëve të lartë shtetëror është përmendur shumë edhe vitet e fundit.Por si propozim zyrtar në Kuvend është dërguar që në fundin e nëntorit të vitit 1995, pra që 31 vite më parë. Në numrin e datës 23 nëntor 1995 në shtyp shkruhej gjerësisht dhe Ligji i Dosjeve që ishte dërguar në Kuvend pasqyrohej si zhvillim krye

Ligji i Dosjeve apo hapja e dosjeve për të verifikuar të kaluarën e politikanëve e zyrtarëve të lartë shtetëror është përmendur shumë edhe vitet e fundit.Por si propozim zyrtar në Kuvend është dërguar që në fundin e nëntorit të vitit 1995, pra që 31 vite më parë. Në numrin e datës 23 nëntor 1995 në shtyp shkruhej gjerësisht dhe Ligji i Dosjeve që ishte dërguar në Kuvend pasqyrohej si zhvillim kryesor. Qeveria Meksi kishte dorëzuar projektin që një komision i posaçëm të verifikonte të kaluarën për lidhje me ish-Sigurimin e të gjithë personave në poste drejtuese. Nëpërmjet këtij ligji do të kontrollohej pastërtia e figurës që nga Presidenti e deri tek drejtorët e thjeshtë. Socialistët në opozitë kishin kundërshti pasi pretendonin se ky ligj nuk i prekte zyrtarët aktual por kishte efekte vetëm për ata që do të vinin në poste drejtuese. Gazeta Shqiptare shkruan në faqe të parë: “Ligji i Dosjeve,në sitë të gjithë zyrtarët”. Në Koha Jonë po për këtë zhvillim shkruhet: “Zgjerohet rrethi i genocidistëve,projektligj i seleksionimit të shqiptarëve” ndërsa në ZP titulli dhe shqetësimi ishte ky: “Dosjet nuk do të hapen për politikanët e sotëm”