Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Çfarë shkruanin gazetat më 15 tetor 1998/ Vrasësi i Azemit ishte në selinë e PD pas ngjarjes,Berisha akuzon Klosin:E pushkatoi me urdhër të UDB-së


Kur kishte kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e Azem Hajdarit zbuloheshin të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në shtypin e shkruar të datës 15 tetor 1998 pasqyrohej edhe një takim i kreut të PD-së Berisha me studentë ku u drejtohej se “është koha për një dhjetor të dytë”. Gazeta Republika pasqyronte reagimin e Berishës i cili akuzonte drejtuesin e SHIK-ut Fatos Klosi se e kishte pus

Kur kishte kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e Azem Hajdarit zbuloheshin të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në shtypin e shkruar të datës 15 tetor 1998 pasqyrohej edhe një takim i kreut të PD-së Berisha me studentë ku u drejtohej se “është koha për një dhjetor të dytë”. Gazeta Republika pasqyronte reagimin e Berishës i cili akuzonte drejtuesin e SHIK-ut Fatos Klosi se e kishte pushkatuar Azemin me urdhër të UDB-së. Në faqe të parë gazeta “Republika” po për këtë ngjarje shkruan: “ Vrasësi erdhi në selinë e PD-së pas vrasjes”. Në Gazetën Shqiptare titulli kryesor i dedikohej zhvillimeve në PS ku kryetari Nano po sulmohej ndërsa Koha Jonë si zhvillim kryesor sillte dëshmi në gjyq të Zani Çaushit që deklaronte se: “ Kam prova për krimet që ka bërë shteti në Vlorë”.