Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Çfarë shkruanin gazetat më 14 tetor 1998/Revoltë në PS kundër kryetarit Nano,Pëllumbi e Dade kërkojnë votëbesim pas dështimit në qeverisje


Fatos Nano kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër vjeshtën e vitit 1998-të por vazhdonte të ishte kryetar i Partisë Socialiste. Në këtë forcë politike senatorët kishin nisur të ngrinin zërin kundër kryetarit dhe madje kishte nga ata si Servet Pëllumbi e Arta Dade që kërkonin të zhvillohej një konferencë votëbesimi për kryetarin Nano. Gazeta Koha Jonë në numrin e datës 14 tetor 1998 shkruan në faq

Fatos Nano kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër vjeshtën e vitit 1998-të por vazhdonte të ishte kryetar i Partisë Socialiste. Në këtë forcë politike senatorët kishin nisur të ngrinin zërin kundër kryetarit dhe madje kishte nga ata si Servet Pëllumbi e Arta Dade që kërkonin të zhvillohej një konferencë votëbesimi për kryetarin Nano. Gazeta Koha Jonë në numrin e datës 14 tetor 1998 shkruan në faqe të parë: “ Kryqëzatë kundër Nanos” duke cituar Namik Doklen që deklaraonte se PS nuk identifikohet me kryetarin. Në Gazetën Shqiptare pasqyrohej si zhvillim kryesor një skandal me manipulimin e listave të studentëve. Ndërkaq në RD zhvillimi kryesor ishte qëndrimi i PD që akuzonte Prokurorinë si palë me vrasësit e Azem Hajdarit.