Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policisë ka ndarë protestuesit në disa grupe. Forcat e rendit, të mbështetura nga autoboti i ujit me presion, kanë arritur të shtyjnë një pjesë të protestuesve në drejtim të Rrugës së Durrësit, pranë qendrës së kryeqytetit. Ndërkohë, një grup tjetër vijon të qëndrojë i grumbulluar në afërsi të godinës së Ministrisë së Arsimit. Sipas të dhënave të para nga terreni, policia ka shoqëruar të paktën 10 persona. Gjatë operacionit për neutralizimin dhe ndalimin e tyre është përdorur forca fizike, ndërsa nga pamjet e siguruara në vendngjarje, një prej të shoqëruarve shihet me plagë dhe i gjakosur në fytyrë si pasojë e përplasjeve të dhunshme. Situata në kryeqytet mbetet mjaft e tensionuar, me forca të shumta policore që po ndjekin lëvizjet e protestuesve në disa akse kryesore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Mijëra studentë në protestë! Revolta para Ministrisë së Arsimit nuk ndalet, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, thirrje të forta kundër Qeverisë Tensione masive te Ministria e Arsimit/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit! Aktivizohet autoboti i ujit për të shpërndarë protestuesit LIVE – Ndizet protesta! Studentët shkulin kangjellat dhe pllakat e trotuareve, godasin me gurë xhamat e Ministrisë së Arsimit Disa protestues hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës Zjarri te rruga “Mustafa Qosja”/ Policia jep detaje: Dy persona spërkatën me lëndë djegëse shkallët e një subjekti Studentja nga protesta: S’kemi kërkesa, por arsye për të protestuar kundër qeverisë! Të rinjtë shqiptarë, mall transporti drejt Europës Përshkallëzohet protesta e të rinjve, studentët hedhin kapsolla dhe vezë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit (VIDEO) Etiketa: Ministria e Arsimit protesta studentet
