Pas largimit dramatik nga kombëtarja portugeze dhe përplasjes së bujshme me trajnerin Jorge Jesus, Cristiano Ronaldo ka lënë pas tensionet me Portugalinë dhe është rikthyer menjëherë te Al-Nassr. 41-vjeçari është shfaqur në stërvitje me klubin saudit, i cili ka publikuar edhe një fotografi të tij me pamjen e re. “DHI. Në zemër të Najdit. Në Al-Nassr”, shkruan klubi në rrjetet sociale, duke konfirmuar rikthimin e kapitenit portugez në përgatitje. Ronaldo u largua nga Danimarka pas situatës së tensionuar me kombëtaren dhe tani fokusohet te klubi. Sulmuesi pritet të jetë në dispozicion të Al-Nassr për ndeshjen e së premtes kundër Al-Draih. Pas gjithë zhurmës që rrethoi marrëdhënien e tij me Portugalinë dhe Jorge Jesus, Ronaldo ka vetëm një mënyrë për t’u përgjigjur: me gola në fushë. Top Channel

