Lajme Zone
Aksident i rëndë në segmentin Peqin–Elbasan, ndërron jetë një pasagjere
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në segmentin Peqin–Elbasan, ndërron jetë një pasagjere

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan.

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan. Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem.

Paraprakisht raportohet për dy drejtuesit e automjeteve të plagosur, ndërsa një burim nga vendngjarja bën me dije se një pasagjere ka humbur jetën .

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe gjendjes së personave të përfshirë. Top Channel