Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një reagim ditën e sotme në rrjetet e tij sociale, një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS. Braçe ka sqaruar se u ka kërkuar të gjithë pjesëmarrësve që të mos raportonin asgjë nga ato që ai do të thoshte brenda në sallë, por, sipas tij, ndodhi e kundërta. Madje, sipas Braçes, u transformuan fjalët e tij, duke e quajtur këtë një vrasje me porosi në politikë.
Ai hodhi poshtë aludimet se ishte nxjerrë jashtë nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, duke shtuar se ka dalë jashtë vetë, pasi nuk kishte më se çfarë të dëgjonte.
“Mua dje nuk më ka nxjerrë askush jashtë, jam ulur sepse nuk kam patur cfarë të them më, e pasi kam thënë aty , e në mbledhjen pararendësie, gjithçka që thonë socialistët prej 1 viti. Kam dalë jashtë vetë sepse nuk kam patur më cfarë të dëgjoja. Kjo është e vërteta”, shkruan Braçe. Top Channel

