Lajme Zone
Ceuta përballë një rekordi historik: A po përjeton BE-ja valën më të madhe të migracionit të paligjshëm?
PolitikëPamfleti

Ceuta përballë një rekordi historik: A po përjeton BE-ja valën më të madhe të migracionit të paligjshëm?

Përgjatë vijës bregdetare të El Tarajalit, në vetëm dy ditë, më shumë se 50 mijë shtetas marokenë arritën të hynin në këtë territor spanjoll në Afrikën e Veriut. Bëhet fjalë për një numër të jashtëzakonshëm, që përfaqëson rreth 70 për qind të popullsisë së përgjithshme të qytetit autonom të Ceutës. Gjatë ditës së djeshme fluksi u ngadalësua. Emigrantët vazhdonin të mbërrinin me not, por në breg i prisnin forcat e Gardës Civile spanjolle. Vetëm pak metra më tej, përgjatë shëtitores buzë detit, ishte krijuar një lumë njerëzish që ecnin në drejtim të kundërt, për t'u rikthyer në Marok. Shumica ishin të rinj, të rraskapitur nga mungesa e ushqimit dhe ujit, si edhe të frikësuar nga patrullat e banorëve vendas, të cilët kishin dalë në rrugë për të mbrojtur territorin.

A po përjeton BE-ja valën më të madhe të migracionit të paligjshëm? Brenda dy ditësh, mbi 50 mijë emigrantë hynë në territorin spanjoll në Afrikën e Veriut. Madridi vendosi ushtrinë, nisi kthimet masive drejt Marokut dhe përballet me një nga krizat më të mëdha migratore të viteve të fundit. Në rrugët e Ceutës, ku të enjten u regjistrua vala më e madhe migratore e dokumentuar ndonjëherë në kufijtë e Bashkimit Evropian, dita e djeshme u karakterizua nga rikthimi gradual i rendit, nën masa të rrepta sigurie, dislokimin masiv të ushtrisë spanjolle dhe kthimin e mijëra emigrantëve drejt Marokut.

Përgjatë vijës bregdetare të El Tarajalit, në vetëm dy ditë, më shumë se 50 mijë shtetas marokenë arritën të hynin në këtë territor spanjoll në Afrikën e Veriut. Bëhet fjalë për një numër të jashtëzakonshëm, që përfaqëson rreth 70 për qind të popullsisë së përgjithshme të qytetit autonom të Ceutës. Gjatë ditës së djeshme fluksi u ngadalësua. Emigrantët vazhdonin të mbërrinin me not, por në breg i prisnin forcat e Gardës Civile spanjolle. Vetëm pak metra më tej, përgjatë shëtitores buzë detit, ishte krijuar një lumë njerëzish që ecnin në drejtim të kundërt, për t'u rikthyer në Marok. Shumica ishin të rinj, të rraskapitur nga mungesa e ushqimit dhe ujit, si edhe të frikësuar nga patrullat e banorëve vendas, të cilët kishin dalë në rrugë për të mbrojtur territorin.

Sipas autoriteteve spanjolle, deri në mbrëmjen e së premtes, mbi 48 mijë emigrantë kishin vendosur vullnetarisht të ktheheshin në Marok. Të dhënat e policisë spanjolle tregonin se largimet nga Ceuta po zhvilloheshin me ritmin e rreth 150 personave në minutë. Megjithatë, autoritetet theksojnë se situata mbetet një emergjencë me përmasa historike. Kthimi masiv është nxitur edhe nga raportimet për përplasje mes policisë dhe grupeve të emigrantëve nga Magrebi, si edhe nga dhjetëra arrestime.

Pasditen e djeshme, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, vizitoi Ceutën për të riafirmuar angazhimin e qeverisë për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit. Në deklaratën e tij, ai dënoi ashpër shkeljen e kufirit dhe fajësoi rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore, duke i akuzuar se mashtrojnë të rinjtë dhe i shtyjnë me vetëdije drejt rrezikut të vdekjes. Ndryshe nga kriza e vitit 2021, kur Madridi akuzoi hapur Marokun se kishte lejuar qëllimisht valën migratore, këtë herë qeveria spanjolle këmbëngul se bashkëpunimi me autoritetet marokene ka qenë shembullor.

Sánchez e lidhi këtë valë migratore edhe me një vendim të fundit të Gjykatës Supreme të Spanjës, duke deklaruar se rrjetet kriminale e kanë interpretuar qëllimisht në mënyrë të shtrembëruar këtë vendim për të bindur njerëzit të hidhen në det. Megjithatë, vizita e tij nuk u prit mirë nga banorët e Ceutës. Kryeministri u prit me fishkëllima dhe thirrje kundërshtuese nga grupe qytetarësh.

Origjina e kësaj vale të pazakontë migratore mbetet ende e paqartë dhe shoqërohet me shumë pikëpyetje. Shumë prej të rinjve që arritën të kalonin kufirin tregojnë se kanë qenë vetë autoritetet marokene që i kanë inkurajuar të vazhdonin rrugën drejt Ceutës. Dëshmi të mbledhura nga The New York Times tregojnë se, sapo emigrantët afroheshin pranë vijës kufitare, policët marokenë jo vetëm që nuk i ndalonin, por u tregonin edhe drejtimin që duhej të ndiqnin. "Shkoni nga ajo anë, vazhdoni andej", u përsërisnin vazhdimisht efektivët, duke orientuar mijëra të rinj drejt detit. Ky lehtësim i qëllimshëm i kontrolleve kufitare krijoi kushtet për valën e madhe migratore dhe i gjeti të papërgatitura autoritetet spanjolle.

Por bindja se kufiri ishte i hapur u shndërrua shpejt në një makth, të shoqëruar me dhunë dhe viktima. Me përshkallëzimin e tensioneve, në anën marokene të kufirit shpërthyen përplasje të ashpra. Pranë qytetit Fnideq, forca të shumta policie dhe njësi kundër trazirave u dislokuan për të penguar grupet e emigrantëve që vazhdonin të grumbulloheshin. Policia përdori topa uji për të shpërndarë turmën, ndërsa edhe në enklavën tjetër spanjolle në Afrikën e Veriut, Melilla, u regjistruan incidente të ngjashme dhe përplasje në rrugë.

Bilanci i kësaj situate është tragjik. Deri tani janë nxjerrë nga deti të paktën 57 trupa të pajetë. Shumica e viktimave humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar me not digën mbrojtëse të El Tarajalit.

Për ata që arritën të hynin në Ceutë, realiteti rezultoi shumë më i ashpër nga sa kishin imagjinuar. Qyteti u përball menjëherë me një krizë të rëndë humanitare. Mijëra emigrantë, mes tyre edhe shumë të mitur të pashoqëruar, mbetën pa strehë dhe u detyruan të kalonin natën në trotuare, në parqe publike dhe në kodrat përreth qytetit, pa ushqim dhe pa ujë. Kryetari i Ceutës, Juan Jesús Vivas, e ka cilësuar situatën si të papërballueshme./Përshtatur nga "Corriere Della Sera" Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota A është vërtet Izraeli gati të tërhiqet nga Gaza? 1 Gusht 2026, 07:4007:40Rajoni dhe Bota Tërmeti në Napoli, 10 të plagosur dhe dëme të mëdha në banesa e kisha 31 Korrik 2026, 22:5522:55Rajoni dhe Bota Pas masave të Italisë, Franca përforcon kontrollet në kufirin me Spanjën 31 Korrik 2026, 22:5022:50Rajoni dhe Bota Kriza e emigracionit në Cueta, kryeministri i Sllovakisë bën thirrje për mbrojtje të kufijve të jashtëm të Shengenit 31 Korrik 2026, 22:4122:41Rajoni dhe Bota Marrëveshja për çarmatimin e Hamasit, reagon kryeministri pakistanez: Plani i paqes në Gaza do të zbatohet 31 Korrik 2026, 22:1422:14Rajoni dhe Bota Trump refuzon t'i japë Ukrainës teknologjinë Patriot: Një ditë mund të kthehen kundër nesh 31 Korrik 2026, 22:1022:10Rajoni dhe Bota