Lajme Zone
Çështja “Vlora Hyseni” rikthehet në Këshillin e Sigurisë, Çuçi: SHISH do të bëjë auditim të thelluar
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Çështja “Vlora Hyseni” rikthehet në Këshillin e Sigurisë, Çuçi: SHISH do të bëjë auditim të thelluar

Çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, pritet të rikthehet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi Shërbimi Informativ i Shtetit të përfundojë një auditim të plotë mbi pasojat e mundshme që situata e krijuar mund të ketë sjellë në funksionimin e institucionit.

Çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, pritet të rikthehet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi Shërbimi Informativ i Shtetit të përfjë një auditim të plotë mbi pasojat e mundshme që situata e krijuar mund të ketë sjellë në funksionimin e institucionit. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes ku u diskutuan zhvillimet e fundit në institucionet e sigurisë, përfshirë edhe masën e sigurisë ndaj Hysenit. Çuçi deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur të hënën nga Presidenti, SHISH paraqiti një informacion paraprak mbi situatën. Në përfundim, sipas tij, u kërkua që brenda një kohe sa më të shkurtër të kryhet një auditim i thelluar. “Në lidhje me këtë çështje, Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën dhe aty pati një informacion paraprak nga SHISH. Po në Këshill u la detyra që të bëhet sa më shpejt një auditim i thellë në lidhje me ndonjë pasojë të mundshme, nëse ka, për funksionimin e SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet edhe më gjerësisht pasi të jetë bërë ky auditim”, deklaroi Çuçi. Auditimi do të kryhet nga vetë SHISH dhe rezultatet e tij pritet t’i përcillen më pas Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kreu i Komisionit të Sigurisë theksoi gjithashtu se Kuvendi disponon mekanizmat e vet të kontrollit mbi institucionet e sigurisë, por sipas tij, hapi i parë duhet të jetë përfundimi i hetimit të Prokurorisë mbi rolin e ish-drejtoreshës së SHISH. “Edhe komisioni ynë ka një rol në këtë aspekt, por duhen ndjekur të gjitha hallkat shtetërore dhe së pari duhet lënë Prokuroria të hetojë deri në fund përfshirjen e ish-drejtoreshës së SHISH në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë ose jo. Pasi të kemi një qetësim të situatës, edhe ne kemi instrumentet tona për të thirrur për të raportuar institucionet e sigurisë për këtë çështje. Ta bëjë Prokuroria e qetë punën e saj dhe të kalojmë këto filtra të informacionit që vijnë nga një institucion kaq i rëndësishëm siç është SHISH dhe pastaj jemi dhe ne. Me kohën do të sqarohen të gjitha përgjegjësitë e secilit, qoftë penale, qoftë administrative”, u shpreh ai. Në mbledhje u diskutua edhe iniciativa e opozitës për këtë çështje. Çuçi bëri të ditur se Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për mocion, e cila pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Kryetarëve. “Për sa i takon iniciativave politike, jam informuar që PD ka bërë një kërkesë për mocion për këtë çështje dhe kjo çështje mendoj që do të diskutohet në mbledhjen e Kryetarëve, që në dijeninë time është lënë për nesër”, përfi Çuçi.