Lajme Zone
Çështja e emërimit të ministres ‘Diella’, Bardhi akuza Gjykatës Kushtetuese: Po shkel ligjin! Ka tejkaluar çdo afat për shpalljen e vendimit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Çështja e emërimit të ministres ‘Diella’, Bardhi akuza Gjykatës Kushtetuese: Po shkel ligjin! Ka tejkaluar çdo afat për shpalljen e vendimit

Sipas kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deri më sot, nuk ka pasur precedent që një çështje e kësaj natyre të mbetet pa vendim për një periudhë kaq të gjatë, pavarësisht përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se po shkel ligjin, pasi sipas tij ka tejkaluar çdo afat dhe nuk ka shpallur një vendim për çështjen e emërimit të Ministres virtuale “Diella”. Në reagimin e tij Bardhi thekson se edhe megjithëse ka kaluar thuajse një vit që kur opozita i është drejtuar ‘Kushtetueses’, ende nuk ka një vendim. Ai thekson gjithashtu se duke qenë se shqyrtimi i kësaj çështjeje ka përfunduar në seancën e 26 majit 2026, ligji e detyron Kushtetuesen që brenda 30 ditëve nga përfundimi i seancës, të shpallte vendimin përfundimtar të arsyetuar, gjë që nuk ka ndodhur. LEXO EDHE:Blerja e 3 avionëve zjarrfikës, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet PD-së: S'ka tender sekret, në garë ishin 2 operatorë! Kompania fituese s'ka rekord penal Sipas Bardhit, heshtja dhe zvarritja në një çështje me rëndësi të lartë kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin efektiv të këtij institucioni dhe mbi përmbushjen e misionit të tij për të garantuar rendin kushtetues. Reagimi i Gazment Bardhit: Më 23 shtator 2025, opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për konstatimin e shkeljes së Kushtetutës në rastin e emërimit të ministres virtuale “Diella”. Edhe pse po bëhet një vit nga paraqitja e kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë drejtësi kushtetuese për këtë çështje, duke tejkaluar çdo afat të arsyeshëm për shqyrtimin dhe vendimmarrjen. Edhe më shqetësues është fakti se shqyrtimi i kësaj çështjeje ka përfunduar në seancën e 26 majit 2026, siç rezulton nga njoftimi zyrtar i vetë Gjykatës Kushtetuese. Ligji i detyron gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që, brenda 30 ditëve nga përfundimi i seancës, të shpallin vendimin përfundimtar të arsyetuar. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 70 ditë nga përfundimi i seancës, Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka shpallur vendimin e saj. Ky përbën një shkelje të rëndë të ligjit nga vetë institucioni që ka detyrimin kushtetues të garantojë respektimin e tij. Vonesa e pajustifikuar cenon të drejtën e kërkuesit për një proces të rregullt ligjor dhe për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm, duke minuar besimin e qytetarëve te drejtësia kushtetuese. Është e papranueshme që Gjykata Kushtetuese të mos respektojë afatet që vetë ligji ua imponon anëtarëve të saj. Deri më sot, nuk ka pasur precedent që një çështje e kësaj natyre të mbetet pa vendim për një periudhë kaq të gjatë, pavarësisht përfundimit të shqyrtimit gjyqësor. Heshtja dhe zvarritja në një çështje me rëndësi të lartë kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin efektiv të këtij institucioni dhe mbi përmbushjen e misionit të tij për të garantuar rendin kushtetues. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: gazment bardhi Diella PD gjykata kushtetuese ligji Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.7% Jo 59.5% Nuk e di 4.8% Vota total: 1492 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?