Lajme Zone
Ceremonia e Topit të Artë 2026, zbulohet vota e Shqipërisë
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ceremonia e Topit të Artë 2026, zbulohet vota e Shqipërisë

Gazetari Besnik Dizdari, përfaqësuesi i Shqipërisë në votimin për Topin e Artë 2026, ka vendosur Lamine Yamal në krye të renditjes së tij, duke i dhënë talentit të Barcelonës pikët maksimale, 15.

Gazetari Besnik Dizdari, përfaqësuesi i Shqipërisë në votimin për Topin e Artë 2026, ka vendosur Lamine Yamal në krye të renditjes së tij, duke i dhënë talentit të Barcelonës pikët maksimale, 15.

Në votimin e tij, pas spanjollit renditet Rodri me 12 pikë, ndërsa podiumi plotësohet nga Ousmane Dembélé, i cili ka marrë 10 pikë. Në vendin e katërt është pozicionuar Kylian Mbappé me 8 pikë, i ndjekur nga Erling Haaland me 7 pikë.

Një nga detajet që bie më shumë në sy është renditja e Harry Kane, fituesit të Topit të Artë 2026. Sulmuesi anglez është pozicionuar vetëm në vendin e shtatë në votimin e Shqipërisë, duke marrë 4 pikë nga gazetari Besnik Dizdari.

Në dhjetëshen e votuar prej tij janë përfshirë edhe Lionel Messi, në vendin e gjashtë me 5 pikë, Achraf Hakimi me 3 pikë, Khvicha Kvaratskhelia me 2 pikë dhe Fabián Ruiz me 1 pikë.

Votimi i plotë i Shqipërisë për Topin e Artë 2026: Lamine Yamal – 15 pikë Rodri – 12 pikë Ousmane Dembélé – 10 pikë Kylian Mbappé – 8 pikë Erling Haaland – 7 pikë Lionel Messi – 5 pikë Harry Kane – 4 pikë Achraf Hakimi – 3 pikë Khvicha Kvaratskhelia – 2 pikë Fabián Ruiz – 1 pikë Përveç votimit për Topin e Artë, Besnik Dizdari ka përzgjedhur Unai Simón si portierin më të mirë, Luis de la Fuente si trajnerin më të mirë dhe PSG-në si klubin më të mirë.