Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kanë kryer veprime me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penal nr. 1118/2026, në lidhje me ngjarjen e datës 24.06.2026 të ndodhur në IEVP Fier, ku AMSEVP është njoftuar se nga kontrolli ushtruar në dhomën ku vuan dënimin shtetasi i burgosur K. C., u gjet një aparat i dyshuar celular, për të cilin i burgosuri ka pranuar autorësinë.
Gjatë kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është konstatuar se në vendngjarje mungonte prova materiale telefon celular, për të cilën ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.
Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka vendosur:
-masën e sigurimit personal "Arrest në burg" për shtetasit e paraburgosur K.C. dhe B.P.,si dhe masat e sigurimit personal "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", "Ndalimi i daljes jashtë shtetit" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" për shtetasit:
M.B.-me detyrë përgjegjësi i godinës B dhe C,
E. H. -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A,
S.H. -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A,
J.M -me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

