Lajme Zone
Ceferin dhe Infantino, tetë vite përplasje në majat e futbollit
SportReport TV

Ceferin dhe Infantino, tetë vite përplasje në majat e futbollit

Aleksander Ceferin, president i Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA), konsiderohet kundërshtari më i zëshëm i Gianni Infantinos, presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), veçanërisht për një çështje, projektin për hapjen e garave globale ndaj investitorëve privatë. Ky plan lejonte shitjen e pjesëve të të drejtave tregtare të Kupës së Botës. Jurist slloven me përvojë

Aleksander Ceferin, president i Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA), konsiderohet kundërshtari më i zëshëm i Gianni Infantinos, presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), veçanërisht për një çështje, projektin për hapjen e garave globale ndaj investitorëve privatë. Ky plan lejonte shitjen e pjesëve të të drejtave tregtare të Kupës së Botës. Jurist slloven me përvojë në të drejtën sportive, Ceferin ndërtoi karrierën e tij në këtë fushë përpara se të merrte drejtimin e Federatës Sllovene të Futbollit. Në vitin 2016 ai u zgjodh president i UEFA-s, po atë vit kur Gianni Infantino mori drejtimin e FIFA-s. LEXO edhe...UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore, përplasje e re për planin e privatizimit të Kupës së Botës Të dy kishin punuar më parë së bashku në strukturat e UEFA-s, por me kalimin e kohës marrëdhënia e tyre u shndërrua në një konflikt të hapur mbi të ardhmen e futbollit ndërkombëtar dhe orientimin e tij komercial, sipas gazetës britanike Daily Mail. Kundërshtimi ndaj projektit për përfshirjen e investitorëve privatë është episodi më i fundit i kësaj përplasjeje. Të 55 federatat anëtare të UEFA-s ranë dakord njëzëri të kërcënojnë me bojkotimin e garave të FIFA-s nëse plani realizohej. Për Ceferinin, kjo është një mbrojtje e modelit evropian të futbollit dhe një refuzim për ta kthyer sportin në një mall për investitorët. Përplasjet e mëparshme Kjo nuk është hera e parë që dy drejtuesit përplasen. Ceferin ka kundërshtuar ashpër mënyrën se si FIFA ka menaxhuar disa çështje që lidhen me Kupën e Botës 2026. Ai ka kritikuar ndryshimet organizative, përfshirë pushimet e detyrueshme për hidratim gjatë ndeshjeve, si dhe ka refuzuar planin për zgjerimin e Kupës së Botës në 64 skuadra, duke e cilësuar atë si një ide "të keqe". Përplasja u thellua edhe për zgjerimin e Kupës së Botës për Klube, të cilën UEFA e sheh si një kërcënim për Champions League, në një kohë kur kalendari është tashmë tepër i ngarkuar dhe lojtarët përballen me lodhje të madhe. Sipas Ceferin, shtimi i ndeshjeve bie ndesh me mbrojtjen e futbollistëve. "Kalendari është tepër i mbingarkuar. Lojtarët janë të stërngarkuar dhe ekspozohen gjithnjë e më shumë ndaj dëmtimeve." Përplasja komerciale Mosmarrëveshjet për aspektin komercial datojnë prej disa vitesh. Në vitin 2018, Ceferin akuzoi Infantinon se po "shiste shpirtin e futbollit", duke deklaruar: "Paratë nuk sjnë. Futbolli nuk është në shitje." Në vitin 2021, ai udhëhoqi betejën kundër projektit të Superligës Evropiane, të krijuar nga klube të mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United. Ceferin mbrojti modelin e garës së hapur, të bazuar në meritën sportive, ndërsa projektin e Superligës e quajti: "Një pështymë në fytyrën e tifozëve të futbollit dhe të shoqërisë në tërësi." Tensione edhe në Kongresin e FIFA-s Marrëdhëniet u përkeqësuan më tej në kongresin vjetor të FIFA-s, të mbajtur në muajin maj, kur Gianni Infantino mbërriti me më shumë se dy orë vonesë, pasi kishte shoqëruar presidentin amerikan Donald Trump në një vizitë diplomatike në Lindjen e Mesme. Gjatë ndërprerjes së punimeve, Ceferin udhëhoqi largimin demonstrativ të përfaqësuesve të disa federatave evropiane. Ai akuzoi Infantinon se po vinte "interesat e tij politike" mbi qeverisjen e futbollit, akuzë që presidenti i FIFA-s e hodhi poshtë. Akuzat ndaj Ceferinit Ceferin e paraqet veten si mbrojtës të pavarësisë së futbollit nga interesat komerciale dhe politike. Megjithatë, edhe karriera e tij nuk ka qenë pa polemika. Në vitin 2017, një hetim mediatik pretendoi se ai nuk plotësonte kriteret e nevojshme të përvojës për të marrë drejtimin e Federatës Sllovene të Futbollit. Megjithatë, këto akuza nuk e penguan të ngjitej në krye të UEFA-s. Një konflikt që hyn në një fazë të re Me përshkallëzimin e debatit rreth projektit "FIFA Forward Enterprise", konflikti mes Aleksander Ceferinit dhe Gianni Infantinos duket se ka hyrë në një fazë të re. Këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për një kompeticion apo një ndryshim rregulloresh. Bëhet fjalë për mënyrën se si do të qeveriset futbolli botëror në të ardhmen dhe për pyetjen se kush do të ketë të drejtën të përfitojë nga vlera e tij komerciale. S.Dh/ReportTv.al Aleksandër Ceferin Gianni Infantino uefa FIFA Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 3769 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?