Nëse akoma nuk e keni nisur sezonin veror, mund të bëni një zhytje në "detin" e Mëzezit.
Kështu e përshkruajnë banorët situatën e krijuar në zonën e Mëzezit, ku një tubacion i çarë ka përmbytur rrugën, duke e kthyer atë në një lumë të vërtetë dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania shihet uji që ka mbuluar pothuajse të gjithë karrexhatën, ndërsa drejtuesit e mjeteve detyrohen të kalojnë me kujdes mes rrjedhës së fortë. "Ju lutem postojeni. Janë plasur tubacionet në Mëzez," – shkruan qytetari që ka dërguar pamjet. Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që përballen me probleme të tilla. Ata thonë se çarjet e tubacioneve dhe rrjedhjet e ujit janë kthyer në një problem të përsëritur, ndërsa ndërhyrjet, sipas tyre, ose vonojnë ose nuk japin zgjidhje afatgjata.
"UKT na kujtohet vetëm kur vijnë faturat. Kur plasin tubacionet dhe përmbyten rrugët, askush nuk duket", shprehen të revoltuar banorët.
Përveç vështirësive në qarkullim, sasia e madhe e ujit krijon rrezik edhe për automjetet dhe këmbësorët, veçanërisht gjatë natës, kur rruga e përmbytur është e vështirë të dallohet.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), jo vetëm për riparimin e tubacionit të çarë, por edhe për një zgjidhje të qëndrueshme të problemeve që, sipas tyre, po përsëriten prej kohësh në këtë zonë.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga UKT lidhur me këtë rast. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

