Lajme Zone
Çahet tubi te “Androkli Kostallari”, nxënësit ecin nëpër ujë
TeknologjiJOQ Albania

Çahet tubi te “Androkli Kostallari”, nxënësit ecin nëpër ujë

Një problem shqetësues është raportuar pranë shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari”, Tiranë ku janë çarë tubat dhe ujërat kanë përfshirë zonën përreth. Situata po vështirëson lëvizjen e nxënësve, të cilët, sipas denoncimit, detyrohen të kalojnë nëpër ujë dhe përfundojnë me këmbët e lagura.

Një problem shqetësues është raportuar pranë shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari”, Tiranë ku janë çarë tubat dhe ujërat kanë përfshirë zonën përreth. Situata po vështirëson lëvizjen e nxënësve, të cilët, sipas denoncimit, detyrohen të kalojnë nëpër ujë dhe përfjnë me këmbët e lagura.

Sipas qytetarit që ka denoncuar rastin, problemi vijon të jetë i pazgjidhur, ndërsa kalimi për nxënësit është bërë i vështirë për shkak të ujit. Prindërit dhe banorët shprehen të shqetësuar për kushtet në të cilat fëmijët hyjnë dhe dalin nga shkolla.

Denoncuesi thotë se ka telefonuar rreth 100 herë për të kërkuar ndërhyrje, por pretendon se tashmë telefonatat nuk i përgjigjen më. Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për riparimin e tubave dhe normalizimin e situatës.