Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se periudha politike e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk ka përfunduar.Buxhovi ishte i ftuar të mërkurën në emisionin “Pressing One” të T7, ku ka folur për zhvillimet politike dhe rolin e figurave të rëndësishme të politikës së Kosovës. Ai tha se deri në vitin 2020, Hashim Thaçi përfaqësonte një personalitet me rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të vendit, duke vlerësuar se periudha e tij ende nuk është mbyllur.“Deri 2020 e kemi një personalitet tjetër, rolin e një personaliteti që është Hashim Thaçi, që periudha e tij nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Buxhovi.Duke folur për Thaçin, historiani tha se ish-presidenti ka shkuar në Hagë “si burrë shtetas”, duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

