Lajme Zone
Buxheti 2027/ Policia e Shtetit, Ruseti: Investime në teknologji, inteligjencë artificiale dhe projektin “Smart City”
EkonomiABC News Albania

Buxheti 2027/ Policia e Shtetit, Ruseti: Investime në teknologji, inteligjencë artificiale dhe projektin “Smart City”

Fuqizimi i kapaciteteve njerëzore, modernizimi i Policisë së Shtetit dhe investimet në teknologji janë ndër prioritetet kryesore të buxhetit për vitin 2027.

Fuqizimi i kapaciteteve njerëzore, modernizimi i Policisë së Shtetit dhe investimet në teknologji janë ndër prioritetet kryesore të buxhetit për vitin 2027.

Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, në një intervistë për “Tirana Live”, bëri të ditur se një pjesë e konsiderueshme e fondeve do të orientohen drejt përmirësimit të kushteve dhe performancës së punonjësve të policisë, pajisjeve për hetimet në terren, si dhe përdorimit të inteligjencës artificiale për luftën kundër krimit kibernetik dhe ekonomik.

Ruseti u ndal gjithashtu te projekti “Smart City”, i cili pas fazës së parë në 20 shkolla, pritet të zgjerohet në vitin 2027 në 380 lokacione, në 24 qytete dhe në pikat kufitare. “Ne po kërkojmë që të kemi disa punonjës policie, që të rrisin performancën e tyre në terren dhe të jenë të motivuar për pagën që ata marrin. Me rëndësi për ne është fuqizimi i kapaciteteve për burime njerëzore. Këto shifra përkthehen për qytetarët më shumë në shërbime. Një pjesë e rëndësishme e buxhetit shkon për infrastrukturën, pajisjet, logjistika dhe një pjesë tjetër do të shkojë në ‘smart city’. Një investim në vitin 2027 është Drejtoria e re e Policisë së Shtetit. Pa diskutim që një pjesë e rëndësishme e këtyre fondeve do të shkojnë për pajisje të dedikuara për hetimet në terren, inteligjencën artificiale dhe krimet kibernetike e ekonomike. Ne kemi filluar që nga shtatori zbatimin e ‘smart city’. Faza e parë ka qenë në 20 shkolla dhe në fazën e dytë në vitin 2027, do të jetë në 380 lokacione, në 24 qytete dhe në pikat kufitare. Një pjesë e këtij buxheti që është parashikuar për vitin 2027, do të shkojë për këtë”, tha Ruseti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet