15 bashki marrin para nga buxheti i shtetit për herë të fundit në 2027-ën. Reforma territoriale pritet të ndryshojë jo vetëm hartën e pushtetit vendor, por edhe mënyrën se si shpërndahen paratë për bashkitë, pasi këto 15 bashki që do të marrin para, do të mund t’i përdorin ato deri në shtator të vitit të ardhshëm, dhe më pas fondet do t’u kalojnë bashkive të reja që do të krijohen në vjeshtën e ardhshme. Bashkitë do të menaxhojnë vitin e ardhshëm një buxhet prej 114 miliardë lekësh, ku gati gjysma e fondeve rreth 56 miliardë lekë është transfertë nga buxheti i shtetit. Prej këtij fondi rreth 6 miliardë lekë u jepen 15 bashkive që pritet të mbeten vetëm qytete në kuadër të reformës së re territoriale. LEXO edhe...Rritja e pagave të policisë, reagon Sindikata e Gardës së Republikës: S’mund të lihemi në harresë, prej 25 vitesh nuk vlerësohemi Kështu, bashkia Maliq që merr 796 milionë lekë transfertë për 2027, vlera më e lartë kjo në raport me të tjerat që shkrihen, do t’i shpenzojë deri në shtator. Pjesën e mbetur do t’ia kalojë bashkisë së Korçës, ndërsa vetë Maliqi mbetet vetëm qytet. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njësitë vendore të tjera të cilat, fondet e papërdoruara ia transferojnë bashkive pritëse. BUXHETI PËR 15 BASHKITË QË SHKRIHENMaliq 796,950 lekëDivjakë 574,985 lekëPërrenjas 485,588 lekëCërrik 452,231 lekëSelenicë 429,123 lekëDimal 428,667 lekëPatos 416,647 lekëRrogozhinë 396,151 lekëKlos 362,207 lekëBelsh 349,115 lekëMemaliaj 317,526 lekëFushë Arrëz 299,174 lekëPoliçan 287,809 lekëKëlcyrë 218,706 lekëLibohovë 138,308 lekëTotal 5,953,187 lekëNë relacionin e projektbuxhetit, thuhet se prioriteti i vitit 2027 do të jetë avancimi në procesin e decentralizimit dhe të zbatimit të reformës së re administrativo territoriale, duke forcuar kapacitetet administrative dhe ofrimin e shërbimeve vendore. Gjithashtu sqarohet se vitin tjetër do të ndryshojë edhe formula se si ndahet buxheti për bashkitë. Aktualisht fondet që shkojnë për bashkitë si transfertë e pakushtëzuar bazohen në treguesit e numrit të popullsisë, dendësisë së saj, si dhe numrit të nxënësve dhe rregullohen më tej duke ndjekur një ekuacion financiar bazuar në kapacitetin fiskal të bashkisë për të rritur të ardhurat. Por me uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, edhe kjo formulë do t’i përshtatet ndarjes së re. “Forcimi i mekanizmit të ekualizimit fiskal, duke marrë në konsideratë jo vetëm diferencat në nevojat për shpenzime, por edhe diferencat në kapacitetin potencial fiskal të bashkive. Në këtë mënyrë synohet një shpërndarje më e drejtë e burimeve dhe mbështetje më e madhe për njësitë me kapacitete fiskale më të kufizuara”, thuhet në relacion. Sa i takon të ardhurave, në 2027-ën pushteti vendor pritet të mbledhë në total 58,6 miliardë lekë me rritje 1.2% krahasuar me të ardhurat e pritshme për gjithë vitin aktual, me kontribut të rëndësishëm nga taksa e pronës dhe ajo e pasurive të paluajtshme. P.J/E.H/ReportTv.al buxheti 2027 reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 41.6% Nuk e di 8.1% Vota total: 628 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
