Edi Rama Shqipëria po përballet me një paradoks politik ku një pjesë e qytetarëve kërkon largimin e Edi Ramës, ndërsa një pjesë tjetër, edhe pse kritikojnë qeverisjen e tij, shqetësohen nga fakti se kush do të vijë pas tij? Pikërisht kjo frikë nga alternativa, e shoqëruar me mungesën e besimit te opozita e degraduar, rrezikon të kthehet në mekanizmin që e mban të paprekur pushtetin. Por a mund të justifikohet vazhdimi i një qeverisjeje vetëm sepse kundërshtarët e saj nuk kanë ndërtuar ende një alternativë bindëse? Debati që ka shoqëruar zhvillimet e fundit politike në Europë, ku shtrohet pyetja nëse votuesit janë pjesë e përgjegjësisë për stanjacionin ekonomik, ka një lidhje interesante edhe me realitetin shqiptar. Atje diskutohet se si politikanët shmangin reformat nga frika se mos humbasin votat. Në Shqipëri, i njëjti mekanizëm mund të shihet nga një kënd tjetër ku qytetarët kërkojnë ndryshim, por një pjesë e tyre heziton ta mbështesë atë, nga frika se çfarë mund të ndodhë pas largimit të kryeministrit aktual.
Protestat kundër Edi Ramës, të cilat nisën si reagime qytetare dhe studentore dhe më pas u zgjeruan në kërkesa të drejtpërdrejta politike, kanë nxjerrë në pah një problem që nuk kufizohet vetëm te qeveria. Në qendër të debatit është edhe kriza e përfaqësimit politik, pakënaqësia ndaj qeverisjes nuk shoqërohet automatikisht me besim te opozita tradicionale.
Kjo është një prej arsyeve pse protesta nuk mund të lexohet thjesht si përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Të rinjtë kanë artikuluar pakënaqësi për korrupsionin e perceptuar, arsimin, kostot e jetesës, mundësitë e punësimit dhe të ardhmen në vend. Në shumë prej reagimeve të tyre është shfaqur edhe refuzimi ndaj klasës politike të konsoliduar, jo vetëm ndaj qeverisë aktuale. Reuters raportoi se demonstruesit kanë shprehur pakënaqësi edhe ndaj partive opozitare, të cilat nuk i konsiderojnë domosdoshmërisht si alternativë të mjaftueshme politike.
Në Shqipëri është krijuar një argument që përsëritet sa herë diskutohet largimi i Edi Ramës. Dakord, qeveria ka probleme, ka skandale, ka akuza për korrupsion dhe ka pakënaqësi qytetare, por kush do të vijë pas tij? A është më mirë të qëndrojë Rama sesa të vijë një alternativë që nuk ngjall besim?
Kjo pyetje nuk është e parëndësishme. Një vend nuk mund të ndërrojë qeverinë pa pasur një mekanizëm demokratik për vazhdimësinë e institucioneve, një program qeverisës dhe një ekip që merr përgjegjësinë për drejtimin e tij. Por problemi nis kur kjo pyetje nuk përdoret për të kërkuar një alternativë më të mirë, por për të justifikuar qëndrimin e atij që është në pushtet.
Në këtë mënyrë, përgjegjësia për ndryshimin zhvendoset nga qeveria te opozita. Në vend që të diskutohet për rezultatet e qeverisjes, debati përqendrohet te dobësitë e kundërshtarit. Në vend që të kërkohet llogari për atë që ka ndodhur gjatë viteve të pushtetit, qytetarëve u kërkohet të mendojnë për rrezikun e asaj që mund të ndodhë nëse pushteti ndryshon.
Kjo është një kurth politik. Nëse mungesa e një alternative bindëse bëhet arsye për të mos ndryshuar kurrë, atëherë çdo qeveri mund ta përdorë dobësinë e kundërshtarëve si argument për vazhdimin e mandatit.
Vetë Edi Rama e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për kërkesat për dorëheqje. “Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta mbaj Shqipërinë duke ecur përpara. Alternativa do të ishte tradhti ndaj shqiptarëve që më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.” ,ka theksuar Rama. Më 25 tetor, ndërsa protestat vijonin, Rama u shpreh se ata që kërkojnë dorëheqjen e tij gabojnë nëse mendojnë se mund ta imponojnë atë përmes dhunës, por pranoi se jo çdo kërkesë e protestuesve është e gabuar. “Unë besoj se ata që kërkojnë dorëheqjen time gabojnë nëse mendojnë se mund ta imponojnë atë përmes dhunës apo çdo mjeti tjetër, por nuk besoj se gjithçka që thonë apo kërkojnë është e gabuar”, deklaroi kryeministri. Këtu duhen ndarë dy çështje që shpesh përzihen në debatin politik, e drejta e qeverisë për të ushtruar mandatin e fituar në zgjedhje dhe e drejta e qytetarëve për të kërkuar largimin e saj përmes protestës paqësore. Mandati elektoral nuk e përjashton përgjegjësinë politike dhe as nuk e bën qeverinë të paprekshme nga kritika.
Po kështu, dhuna, sulmet ndaj institucioneve dhe dëmtimi i pronës nuk mund të justifikohen me pakënaqësinë politike. Por as aktet e dhunshme të një pjese të protestuesve nuk mund të përdoren për të zhvlerësuar çdo kërkesë të pjesës tjetër të qytetarëve.
Një nga elementet më domethënëse të protestave është refuzimi që një pjesë e të rinjve u bën jo vetëm qeverisë, por edhe përfaqësimit tradicional politik pasi protestuesit kërkojnë largimin e klasës politike të 35 viteve të fundit dhe një Shqipëri me drejtues të rinj.
Largimi i Ramës dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja nuk garantojnë automatikisht ardhjen e një lidershipi të ri, por protesta duhet të prodhojë një rezultat politik dhe të shoqërohet me një alternativë konkrete, pasi nuk mund të votohet thjesht për një protestë.
Largimi i një kryeministri nuk është vetvetiu program qeverisës. As zemërimi qytetar nuk mund të zëvendësojë institucionet, programin ekonomik, reformën zgjedhore dhe përgjegjësinë e një ekipi politik.Por kjo nuk do të thotë se mungesa e një alternative të konsoliduar duhet të shndërrohet në arsye për të mos kërkuar ndryshim.
Një tjetër pikë e fortë është edhe çështja e mungesës së një blloku të qëndrueshëm opozitar që ndikon në mënyrën se si ndërkombëtarët e vlerësojnë stabilitetin politik të vendit. Pra, kriza e opozitës nuk është thjesht një problem i brendshëm i Partisë Demokratike, por një faktor që ndikon në gjithë ekuilibrin politik.
Kjo shpjegon edhe paradoksin shqiptar se një qeveri mund të përballet me pakënaqësi të mëdha, por të mos përballet me një alternativë po aq të konsoliduar sa pakënaqësia që ka prodhuar.
Por kush duhet të ketë frikë nga ndryshimi?
Në një demokraci funksionale, pyetja nuk duhet të jetë nëse duhet të largohet një kryeministër dhe të vijë një tjetër pa asnjë garanci. Pyetja duhet të jetë se çfarë mekanizmash politikë dhe institucionalë sigurojnë që çdo qeveri, e sotme apo e ardhshme, të japë llogari.
Nëse Rama largohet, Shqipëria nuk pushon së ekzistuari. Kushtetuta parashikon mekanizmat për zëvendësimin e kryeministrit dhe funksionimin e institucioneve. Nëse një qeveri humbet mbështetjen parlamentare ose vendi shkon në zgjedhje, ekzistojnë procedura për garantimin e vazhdimësisë shtetërore. Nuk bëhet fjalë për një boshllëk të pashmangshëm pushteti.
Nga ana tjetër, askush nuk mund të garantojë se pas Ramës do të vijë automatikisht një qeveri më e mirë. Kjo varet nga alternativat, programet, njerëzit dhe mekanizmat e kontrollit që do të ofrohen. Pikërisht këtu duhet të ushtrohet presioni qytetar edhe ndaj opozitës që jo vetëm të kërkojë largimin e qeverisë, por të shpjegojë se si do ta qeverisë vendin, çfarë do të ndryshojë dhe si do të shmangë përsëritjen e të njëjtit model.
Në fund, frika se kush vjen pas Ramës është një shqetësim legjitim vetëm nëse shërben për të kërkuar një alternativë më të besueshme. Nëse përdoret si argument për të mos ndryshuar asgjë, ajo kthehet në një alibi politike për vazhdimin e status quo-së.
Një demokraci nuk mund të mbahet peng nga ideja se nuk ka njeri tjetër përveç atij që është në pushtet. Kryeministrat nuk janë pronarë të shtetit dhe mandatet nuk janë të drejta të përhershme.
Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për largimin apo qëndrimin e një emri në krye të qeverisë. Ka nevojë për një sistem ku askush të mos jetë i pazëvendësueshëm, ku asnjë pushtet të mos jetë pa kontroll dhe ku ndryshimi të mos shihet si kërcënim, por si pjesë normale e demokracisë./ Pamfletikush vjen po iku rama 11 Komente B Bureto 1 Nëntor 2026, 10:42 Epo, pas një çarçaf-analize, më në fund mjaftoi vetëm paragrafi i fundit për ta zgjidhur 'alibinë' e pretenduar me: "Shqipëria ka nevojë për një sistem ku askush të mos jetë i pazëvendësueshëm, ku asnjë pushtet të mos jetë pa kontroll dhe ku ndryshimi të mos shihet si kërcënim, por si pjesë normale e demokracisë". Saktë! Në Shqipëri të gjitha këto ekzistojnë dhe garantohen nga Kushtetuta. Nëse është kjo që bëhet pengesë për demokracinë atëhere le të ndryshohet ajo. Si shkohet deri aty?! Me këtë atmosferë politike kjo duket e pamundur. Atëhere le të vazhdojë 'loja' me ekzistuesen. Përgjigjjuni A Andi 1 Nëntor 2026, 10:51 Kush do qe te vije jam i sugurt qe do jete shume me i more se keta drejtus qe kemi pasur deri tani vetem PS dhe PD mos vije me ne pushtet dy grupe hajdutesh qe vodhen e plaçkiten SHqiperine Përgjigjjuni A Ardi 1 Nëntor 2026, 11:23 Keni nje problem te madh ne koncept, nuk eshte krize institucionale eshte krize perfaqesimi, rinia nuk ndjehet e perfaqesuar , e vleresuar. Ne konceptin e demoktacise vlen vetem vota. Pyetja eshte shume drejte kush do na perfaqesoj? Flamingot? Nuk gjejne dot drejtues. PD nuk ka drejtim vetem sharje pa alternative. Partzat e reja? Pa ide te qarta vetem shaj , bertit kot dhe nuk kane njerez. Pse mendoni se populli qe ka provuar anarkine, 97 grusht shteti e plot te tjera nuk eshte i mencur dhe zgjedh drejte? Përgjigjjuni P Plesha 1 Nëntor 2026, 12:28 Na futët frikën po iku ! Bëjini ndonjë lutje si portal , se mos i shkrepet e ikën e pastaj ku do gjrjme tjetër ! Po iku , fo bëhet hataja ! Pana zot ! Përgjigjjuni D Dule 1 Nëntor 2026, 13:16 Opo , te iki njehere i shumeurryeri ! Përgjigjjuni A Akili 1 Nëntor 2026, 13:40 Sa gjate i ke rene...thjesht per re thene se; 1. Sistemi demokratik obligon ndryshimin e qeverisjes nepermjet votes
2. Qe kjo te ndodh duhen te behen zgjedhje te parakohshme, qe do te thote: ose qeverisja eshte ne krize ( ska numrat ne parlament) ose vetebie kur ka protesta ne te gjithe vendin.
3. E fundit: nese duam klas te re politike, keta flamingot etj, duhet te kene perfaqesim politik, te marrin votat. Por, qe kjo te ndodh, ata duhet te Frymezojne njerezit, duke i bindur per tu mare voten ( pasi nuk.mjafton qe te te jap voten sepse Rama eshte i korruptuar etj, pot cfare ti ofron me mire se ai) Përgjigjjuni E E ardhmja! 1 Nëntor 2026, 14:05 Kushdo qe te jete, perjashtuar te ashtuquajturen elita e vjeter si majtas dhe djathtas, do te jete i paperlyer dhe me duart e pa ndotura.
Qellimi nuk eshte emri, por deshira per te ndryshuar sistemin partiak aktual dhe kufizimin e mandateve. Ndryshe, e nesermja do te krijoje autokratin e rradhes, shume here me te forte nga ai paraardhes. Përgjigjjuni B Benjamin ali 1 Nëntor 2026, 14:39 Rama ka qene km me I paste dhe me keqdashes qe ka pa Shqiperia Rama ka punu per Serbet Rama eshte krye
Ministri me I mire I Serbise pas Pashicit , shkruan nje gazetar I njohur Gjerman iku Rama shpeton kombi Shqiptar Protestuesit do zgjedhor everyone e stabilitetit dhe do shpetoje Shqiperia nga nje kryeminister hajdut , Te korruptuar , trafikant droge , bashkepuntor I grupeve kriminale dhe trafikanteve Te droges , Përgjigjjuni S Sefer Daja 1 Nëntor 2026, 17:17 Te largohen nje here e mire dy kuajt e Trojes se komunizmit,Sali Berisha dhe Edi Rama, se nuk eshte fundi i botes. Ka shume te rinj e te reja me te ngritur se Zeqineja dhe Klevisi,se nuk mban me uj’orizi! Përgjigjjuni S Studenti protestues 1 Nëntor 2026, 18:30 Shqiperia ka plot burra e gra, studente te zgjuar dhe tria, pedagoge dhe prpfesore qe e duan kete popull dhe kete vend. Kushdo nga keta mund te vije, vetem ky te iki dhe Sali kerma te mos kthehet kurre me. Keta dy dinosaure te politikes se vjeter te mos u ndihet zeri e te mos u mbetet emri me gjekundi ne historine e ketij kombi. Përgjigjjuni M M 1 Nëntor 2026, 19:21 Kush te vije mbas Rames e Berishes? Pyetje qesharake dhe keqdashese. A nuk i kini pare keto dite se sa mire flasin rinia? Kushdo qe te vije mjafton te mos vjedhe e te shese Shqiperine dhe mbi te gjitha te kemi nje parlament me te zgjedhur nga populli, mbas kesaj cdo gje hyn ne normalitet e seleksionim dhe do behet me e mira. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Protestat në Tiranë, ish-ministri i Jashtëm: Ramën dhe Berishën mund t’i largojë vetëm vota 1 Nëntor 2026, 09:1409:14Politike Erdogani shqiptar! 31 Tetor 2026, 20:1320:13Politike Nga Tirana në Beograd, si po ndërton Izraeli një rrjet ndikimi në Ballkan 31 Tetor 2026, 18:4018:40Politike Plani amerikano-saudit për ndarjen e Bosnjes dhe frika e një lufte të re në Ballkan 31 Tetor 2026, 14:5514:55Politike “Rama n’burg, Berisha n’burg”, thirrja që tensionoi protestën e studentëve; përplasje verbale mes grupimeve 31 Tetor 2026, 14:0814:08Politike Revolta studentore hyn në ditën e 19-të, PD zbret në rrugë; përplasje deputetësh me policinë 31 Tetor 2026, 12:3812:38Politike

