Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Buxheti 10 miliardë euro, Demo: Rritja e ekonomisë duhet të ndihet në çdo familje shqiptare, më shumë siguri dhe mirëqenie për qytetarët (VIDEO)


Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, deklaroi se projektbuxheti 2027, i pari mbi 10 miliardë euro, synon që rritja e ekonomisë të ndihet drejtpërdrejt në jetën e familjeve shqiptare, përmes mbështetjes financiare, lehtësimit të kostove të përditshme, përmirësimit të shërbimeve dhe forcimit të sigurisë. “Suksesi i ekonomisë nuk matet vetëm me miliardat në euro, por me atë që ndryshon në jetë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, deklaroi se projektbuxheti 2027, i pari mbi 10 miliardë euro, synon që rritja e ekonomisë të ndihet drejtpërdrejt në jetën e familjeve shqiptare, përmes mbështetjes financiare, lehtësimit të kostove të përditshme, përmirësimit të shërbimeve dhe forcimit të sigurisë. “Suksesi i ekonomisë nuk matet vetëm me miliardat në euro, por me atë që ndryshon në jetën e çdo familjeje”, u shpreh Demo. LEXO edhe...Buxheti 2027/ 76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen, modernizimi i Forcave të Armatosura, Nufi: Më shumë kapacitete dhe siguri për vendin Demo nënvizoi se projektbuxheti parashikon dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët dhe mbështetjen e familjeve të reja përmes bonusit të bebeve, që do të jepet çdo muaj deri në moshën 5 vjeç. Gjithashtu, parashikohet dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe rritja e bursave për studentët në nevojë, nga 10 mijë në 25 mijë lekë. Një nga masat që prek drejtpërdrejt shpenzimet e familjeve është ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte bazë të shportës ushqimore. “Që nga buka, qumështi, mielli, vaji e vezët, synimi ynë është që familjet të paguajnë më pak për nevojat e përditshme”, tha ministri. Ministri përmendi edhe lehtësimin e tatimit mbi pagën për shtresën e mesme, me synimin që më shumë të ardhura të mbeten në buxhetin e familjeve. Për sigurinë publike, ministri theksoi se projektbuxheti rrit mbështetjen për Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke parashikuar investime në teknologji, pajisje dhe kushte më të mira pune për Policinë e Shtetit. Për 8.174 inspektorë policie parashikohet një rritje mesatare page prej 27%, përfshirë vjetërsinë. Demo e lidhi këtë masë me vlerësimin e punës dhe përgjegjësisë së përditshme të efektivëve. “Pas çdo uniforme është një njeri, është një familje, është një sakrificë e përditshme që meriton vlerësim”, theksoi ai. Ministri u ndal edhe te mbështetja për bashkitë, duke theksuar se financimi duhet të përkthehet në shërbime më të mira, lagje më të kujdesura dhe komunitete më të zhvilluara. “Ky është qëllimi ynë: që rritja e ekonomisë të ndihet në çdo shtëpi shqiptare. Te pensioni i gjyshërve, te paga e prindërve, te mundësitë për fëmijët dhe te siguria e familjes”, u shpreh Demo. Ora 21:02 Buxheti 2027 mbi 10 miliardë euro, Gonxhja: Rriten me 80% fondet për trashëgiminë kulturore dhe me 73% për sportin Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar përmes një postimi në Facebook prioritetet e Buxhetit 2027, i cili për herë të parë kalon 10 miliardë euro, duke theksuar se qytetari është në qendër të investimeve.Për ministrinë që ai drejton janë parashikuar 7.65 miliardë lekë, ndërsa për kulturën 5.45 miliardë lekë, me rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Gonxhja bën të ditur gjithashtu rritjen e financimit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë me 80%, për institucionet e artit dhe kulturës me 322%, si dhe për sportin me 73%.Ai thekson se buxheti parashikon edhe 106 pozicione të reja pune, krijimin e Fondit Kombëtar për Artin dhe më shumë mbështetje për aftësimin, punësimin dhe kreativitetin e të rinjve, veçanërisht vajzave dhe zonave rurale."Buxheti 2027, për herë të parë mbi 10 miliardë euro, me qytetarin në qendër dhe më shumë investime për një Shqipëri me më shumë mundësi! 7.65 miliardë lekë për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, 3.5% më shumë se në vitin 2026. 5.45 miliardë lekë për kulturën, gati 4 herë më shumë se në vitin 2013, për ta sjellë artin dhe kulturën më pranë çdo qytetari.+80% për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, për të ruajtur historinë tonë, rijetëzuar monumentet dhe krijuar mundësi të reja për komunitetet lokale. +322% financim për institucionet e artit dhe kulturës krahasuar me tre vite më parë, 106 pozicione të reja dhe Fondi i ri Kombëtar për Artin, për më shumë hapësira krijimtarie, talente dhe akses në kulturë. +73% financim për sportin, për më shumë mundësi për fëmijët, të rinjtë dhe talentet sportive."- shkruan Gonxhja. Share Ora 19:52 Buxheti 2027, Balla: Çmime të reduktuara për 54 produkte ushqimore, naftën dhe mbështetje për familjet e reja (VIDEO) Taulant Balla ka ndarë një sërë përfitimesh që sjell Buxheti i Shtetit 2027, i miratuar një ditë më parë në parim në Kuvend.Përmes një videomesazhi nga një fermë blegtorale në Kavajë, Balla bëri të ditur se nga 1 janari 2027 do të ulet TVSH-ja për 54 produkte ushqimore nga 20% në 6%, duke sjellë uljen e çmimeve për konsumatorët. Si shembull, ai përmendi qumështin, duke deklaruar se nëse aktualisht një litër kushton 1 000 lekë të vjetra në supermarket, nga janari pritet të kushtojë 880 lekë.Një tjetër lehtësi, sipas Ballës, lidhet me çmimin e karburantit dhe heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës. Ai theksoi se një taksist apo fermer që konsumon 4 000 litra naftë në vit do të kursejë rreth 1 422 euro gjatë vitit 2027.Balla nënvizoi se përfituesit kryesorë të politikave të reja janë familjet shqiptare, ndërsa vëmendje e veçantë i kushtohet edhe çifteve të reja. Në këtë kuadër, 10 mijë apartamente do të vihen në dispozicion të tyre, përmes tri skemave të ndryshme të mbështetjes, të mundësuara nga ndryshimet në ligjin për strehimin social.Një tjetër masë e rëndësishme është mbështetja financiare për fëmijët e porsalindur. Përveç bonusit prej 400 mijë lekësh, sipas skemës së prezantuar nga Balla, familjet do të përfitojnë mbështetje mujore për pesë vitet e para: 50 mijë lekë për fëmijën e parë, 70 mijë lekë për të dytin dhe 100 mijë lekë për fëmijën e tretë.Duke iu referuar këtyre përfitimeve, Balla u shpreh i kënaqur me politikat e parashikuara në buxhetin e ri, duke theksuar se ato synojnë lehtësimin e kostos së jetesës dhe mbështetjen e familjeve.Buxheti i Shtetit 2027 u miratua në parim më 18 nëntor, ndërsa miratimi nen për nen dhe në tërësi është parashikuar të bëhet më 26 nëntor. Share Ora 19:50 Buxheti 2027/ 76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen, modernizimi i Forcave të Armatosura, Nufi: Më shumë kapacitete dhe siguri për vendin Forcat e Armatosura pritet të hyjnë në një fazë të re modernizimi gjatë vitit 2027, me investime në sisteme të avancuara ushtarake, kapacitete ajrore dhe pajisje të reja mbrojtëse.Projektbuxheti i vitit të ardhshëm parashikon 76.3 miliardë lekë për sektorin e Mbrojtjes, ose 2.6% të Produktit të Brendshëm Bruto, me synim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO.Në listën e pajisjeve të parashikuara janë sistemet HIMARS, dronët luftarakë, sistemet anti-dronë dhe ato të mbrojtjes ajrore."Kjo do të thotë që Forcat e Armatosura, përmes këtij buxheti, do të pajisen me sisteme moderne: sisteme HIMARS, me dronë luftarakë, me sisteme anti-dronë, me sisteme të mbrojtjes ajrore, me avionë krahëfiks e me mjete e kapacitete shtesë për emergjencat civile. Kjo do të thotë përmbushje e angazhimeve dhe reformave si një vend anëtar dhe i përkushtuar në NATO. Ky projektbuxhet mundëson më shumë infrastrukturë për mbështetjen e Forcave të Armatosura".- shkruan Ermal Nufi. Share P.J/ReportTv.al ministria e brendshme ervin demo buxheti 2027 Komento Komente Bashkia Tiranë: 19/11/2026 15:48 Ky zotnia ne bashkine Tiranë po doli kandidat do pësoje humbjen me te fuqishme ! Besoj opozita e bashkuar duhet te fusë kartën “J.Tabaku” per Tiranen dhe tjua marre keshtjellen e Karli III-të Topiajve. Po ra Tirana bien dhe qytetet e medha. Mesa duket per 2027 nje kryetare bashkie femër vjen ne pushtet se kush e zgjedh eshte populli mbetet per tu parë ama duket ne pritshmerinë popullore sociale. Ne Tiranë keto dite shume viza te bardha jane fshire ne periferi lëngëzon aroma e shpifur e papastërtisë. Duhet nje ndryshim ! Shpresa mbetet tek vendosja ne punë e inceratorit!

Varianti dyte , po sikur kryetari aktual E.V , jep dorheqjen dhe ka zgjedhje parakohshme? Kjo do ishte nje sumprizë per test per politiken! Varianti I trete mbetet opsioni me dy palë zgjedhje ne 9 maj 2027. Lind pyetja ne 2027 a votohet per 4 vite ? 2027-2031 ? Kush e zevendeson Bajrom Begaj (dhomëvogli) , besoj ketu kemi nje vit te gjate 2027-a, vit me shume risi! Uroj me stil dhe reforme te re politike ku ja vlen vota dhe ja vlen te zgjedhésh! Përgjigju Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.9% Jo 29.6% Nuk e di 8.6% Vota total: 1624 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?