TIRANË- Në 2017-ën, Hysni Patushi, u arrestua për herë të parë për dhunë në familje. Ai kishte ngritur dorë ndaj bashkëshortes së tij, Lumturie Patushi. 9 vite më pas, dhuna rikthehet duke përfunduar në tragjedi. Këtë mëngjes ata ishin në banesën e vajzës së tyre në rrugën Panorama pranë SPAK-ut në Tiranë. Gruaja, kujdesej për dy nipërit e mitur. Një debat ka nisur mes tyre, dhe një moment, në sy të nipërve të vegjël, Hysni Patushi 68-vjeçar goditi me thikë në gjoks gruan 58 vjeç. Lumturie Patushi ndërroi jetë në spital. Burri dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, ndërsa pas krimi u largua. Policia e arrestoi në zonën e Kamzës. Policia gjeti pranë pallatit ku ndodhi vrasja, edhe thikën që 68-vjecari e kishte hedhur në tokë. LEXO EDHE:Viti shkollor shton trafikun në Tiranë, PL: Bashkia të bëjë plan afatgjatë për menaxhimin e fluksit Çifti banonin në një tjetër pallat në zonën e Don Boskos, por vinin shpesh në shtëpinë e vajzës së tyre për ta ndihmuar me fëmijët e vegjël. Në momentin e krimit dhëndri i shtëpisë ishte pranë në lagje, dhe u shoqërua për tu marrë në pyetje. Edhe të vegjlit 10 dhe 14 vjeç, në prani të psikologut pritet të pyeten për të treguar se çfarë mund të ketë ndodhur mes gjyshërve para vrasjes. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:05 Vrau me thikë bashkëshorten në Tiranë, Report Tv siguron foton e autorit Report Tv ka siguruar foton e Hysni Patushit, 59-vjeçarin që vrau me thikë bashkëshorten e tij në banesë. Lumturie Patushi po kujdesej për dy nipërit e saj të mitur, në banesën e vajzës, kur bashkëshorti e qëlloi me thikë në gjoks. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: Lumturie Patushi Hysni Patushi Tirane krim ne familje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 89.2% Nuk e di 4.7% Vota total: 4298 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
