Lajme Zone
Burnley bindet dhe ndryshon formulën, Lazio futet sërish në garë për Armando Brojën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Burnley bindet dhe ndryshon formulën, Lazio futet sërish në garë për Armando Brojën

Huazim pa detyrim blerje, kjo është formula që ka pranuar në parim klubi i Burnleyt.

Armando Broja mund të kalojë së shpejti në Serie A të futbollit italian. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Lazio ka rifilluar kontaktet për sulmuesin shqiptar të Burnleyt, i cili ra në Championship sezonin e kaluar. Drejtuesit e klubit bardhekaltër po kërkojnë t’i sigurojnë trajnerit Gennaro Gattuso një qendërsulmues sa më shpejt dhe Broja është rikthyer në krye të listës së dëshirave. Drejtori sportiv, Angelo Fabiani, e kishte ndjekur edhe më parë 24-vjeçarin shqiptar, ndërsa këtë herë marrëveshja shihet si më e realizueshme. LEXO edhe...Kapet gomonia e shpejtë me 2.6 ton kokainë në Oqeanin Atlantik! Një shqiptar mes 4 të arrestuarve, priteshin rreth 500 mln euro nga shitja e drogës Sipas medias italiane, Burnley është i gatshëm ta lejojë largimin e Brojës në formë huazimi, madje edhe pa detyrim blerje, çka e bën operacionin financiarisht të favorshëm për Lazion. Ndërkohë, klubi kryeqytetas po punon edhe për përforcimin e repartit të mbrojtjes me talentin danez Noah Markmann, ndërsa për mesfushën janë në diskutim emrat e Marco Brescianinit dhe Giovanni Fabbian. Fiorentina është e hapur për huazimin e Brescianinit pa detyrim blerje, me këtë të fundit që konsiderohet favorit për t'iu bashkuar Lazios. S.Dh/ReportTv.al lazio Legjionaret Burnley Armando Broja Noah Markmann Gennaro Gattuso itali serie a Marco Brescianini Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.1% Jo 30% Nuk e di 6.9% Vota total: 5354 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?