Një pasdite vere që duhet të ishte një kujtim i bukur për familjen Daci u kthye në tragjedi. Vajza 7-vjeçe humbi jetën pasi u rrëmbye nga rrjedha e lumit Drin, teksa ishte futur në ujë për t’u larë së bashku me familjarët. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes, rreth orës 18:00 ne Gjoricë te Bulqizës. Xhaxhai, Lulzim Daci së bashku me 4 nipa e mbesa, kishte shkuar në lumë, jo larg banesës së tyre.Në një moment, niveli i ujit në Drin u rrit papritur pas hapjes së portave të hidrocentralit të Spiljes në Dibër të Madhe. Rrjedha e fortë e ujit i mori me vete. Tre fëmijë dhe i rrituri, arritën të shpëtonin duke u kapur pas pemëve dhe shkurreve në brigjet e lumit. Por 7-vjeçarja Marisa Daci nuk mundi të shpëtonte. Ajo u mor nga rrjedha e Drinit dhe për orë të tëra familjarët mbetën në pritje, mes frikës dhe shpresës.. LEXO EDHE:Helikopteri i Forcës Ajrore në aksion për shuarjen e zjarrit në Vajkal, vijon operacioni nga ajri (VIDEO) Paraditen e së premtes, kërkimet morën fund me lajmin më të rëndë për familjen. Trupi i pajetë i 7-vjeçares u gjet pranë urës së Drinit. "Në vijim të kërkimeve të nisura mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se disa fëmijë dhe një i afërm i tyre kishin mbetur të bllokuar, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin Drini i Zi, ku 4 prej tyre u shpëtuan nga shërbimet e Policisë dhe të Emergjencës, ndërsa një e mitur nuk u gjet, informojmë se: Sot, rreth orës 09:45, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 7-vjeçares, e cila dyshohet se është mbytur në lumë", njoftoi Policia. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe ka rikthyer shqetësimin për rrezikun e hapjes së portave nga hidrocentrali në territorin e Maqedonisë së Veriut. Më 3 gusht, një familje me 8 anëtarë u rrezikua nga rritja e menjëhershme e nivelit të ujit në Drin, por arritën të shpëtojne falë ndërhyrjes së personave që ushtrojnë rafting në zonë. Report TV u interesua pranë Prefekturës së Dibrës dhe mësoi se kompania energjetike në Maqedoninë e Veriut nuk ka një grafik të përcaktuar dhe të bërë publik për oraret e hapjes së portave. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:05 Bulqizë/ Vdekja e 7-vjeçares rikthen në tryezë marrëveshjen 70-vjeçare me Maqedoninë e Veriut për shkarkimet nga kaskada e Drinit të Zi Foto: Nexhbedin ShehuVdekja e Marisës në lumin Drin nuk është vetëm një tragjedi familjare. Ajo ka rikthyer shqetësim e vjetër per shkarkimet nga hidrocentrali i Spiljes në Dibër të Madhe. Report Tv mëson se kompania energjetike në Maqedoninë e Veriut nuk ka një grafik të përcaktuar dhe publik për oraret e hapjes së portave. Burime të besueshme thanë se marrëdhënia mes dy vendeve për menaxhimin e ujërave të Drinit mbështetet ende në marrëveshjen e vitit 1956.Sot, pas rreth 7 dekadash, Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu kërkon që marrëveshja të rishikohet.“U kam dërguar shkresa zyrtare Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme që të rishikohet kjo marrëveshje me Maqedoninë e Veriut”, tha Shehu ne bisedë telefonike për Report TV.Sipas tij, së shpejti do të iniciohet një takim në nivel zv.ministrash.Sakaq, Prefekti pohon se hënën do të mbledhë Task-Forcën me drejtuesit e institucioneve lokale. Në tryezë do të diskutohen masat që do merren për të shmangur rreziqet dhe propozimet që Shqipëria mund t’i paraqesë palës maqedonase. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: lumi drin Diber bulqizë Lulzim Daci Marisa Daci Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Yp xhixhi: 28/08/2026 11:13 Lym te marrte lumi qe je sakat nga mendja, po c’hyn Km ktu apo vk ta thoje dhe ti nje llaf Përgjigju Vëzhguesi: 28/08/2026 10:55 O Lym, për cilin KM e ke fjalën, për atë shqiptar apo për atë sllavo maqedonas? Përgjigju Or tej: 28/08/2026 11:25 Kryemut cilido qofte or teeeejjjjj Boni: 28/08/2026 10:38 Kurre nuk lajmerojne ata maqedont. Prej vitesh kjo metode e hapjes se digave duke rrezikuar jetet e njerezve dhe bagetive ne ate zone. Duhet ngritur zeri dhe mos lejohet te perseritet kjo situate. Ngushellime familjes Përgjigju lymi: 28/08/2026 10:23 he me km po kjo fatkeqesi natyrore eshte ??? Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.9% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4438 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
